LAJMI I FUNDIT:

Kim dhe Kourtney Kardashian mirëpriten si të ftuara nderi në darkë nga Presidenti i Armenisë, Armen Sarkissian

Kim dhe Kourtney Kardashian mirëpriten si të ftuara nderi në darkë nga Presidenti i Armenisë, Armen Sarkissian

Kim dhe Kourtney Kardashian vizituan Presidentin e Armenisë, Armen Sarkissian dhe gruan e tij, Nouneh Sarkissian, në një darkë të shtruar në pallatin Presidencial të Armenisë, të mërkurën.

Vizita e tyre vjen një ditë pasi ata dërguan lule në Kompleksin Memorial në Jerevani për të nderuar viktimat e genocidit të vitit 1915, në të cilin 1.5 milion njerëz humbën jetën, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Zyra e Presidentit përmes disa fotografive të publikuara në Instagram gjatë mbrëmjes, njoftoi se darka shkoi për mrekulli.


“Kim dhe Kourtney thanë se kanë marrë energji shumë pozitive nga vizita e tyre në Armeni, shruhej krahas fotografive të publikuara nga zyra presidenciale.

Armen Sarkissian mori postin e tij si presidenti më 9 prill 2018 dhe shërbeu si kryeministër i vendit nga 4 nëntori 1996 deri në 20 Mars 1997.

Kim gjithashtu u ul për një takim me kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan, me të cilin gjithashtu bëri disa fotografi.

Kim bën homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Armeni, teksa thotë se po bisedon me Shtëpinë e Bardhë që bota ta njohë gjenocidin armen
Lexo po ashtu Kim bën homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Armeni, teksa thotë se po bisedon me Shtëpinë e Bardhë që bota ta njohë gjenocidin armen

Ajo dhe Kourtney morën fëmijët Masonin dhe Penelope në Kompleksin Memorial të Gjenocidit Armen në Tsitsernakaberd, Jerevan të martën.

Memoriali, i cili u ndërtua në vitin 1967, është i përbërë nga një ‘flakë e përjetshme’, e cila u kushtohet atyre që humbën jetën.

Ekzistojnë gjithashtu dymbëdhjetë pllaka, të cilat pozicionohen në një rreth dhe ato përfaqësojnë dymbëdhjetë provincat e humbura në Turqi.

Ajo së pari vizitoi Armeninë më 24 prill 2015, me rastin e 100 vjetorit të vdekjes së viktimave.

Kim dhe motra e saj Khloe ishin takuar me Kryeministrin e Armenisë, Hovik Abrahamyan, në vizitën e saj në vitin 2015.

Qeveria më vonë tha në atë kohë që ata së bashku premtuan se do të nxisnin njohjen e gjenocidit.

“Kardashianët kërkuan falje që nuk flisnin armenisht, por thanë se po mësojnë gjuhën e tyre amtare”, thuhet në një deklaratë të qeverisë, duke shtuar se: “Ato u zotuan të vazhdojnë luftën për njohjen ndërkombëtare dhe dënimin e genocidit armen”.

Kim shkruajti në mediat sociale në atë kohë: “Armenia ne jemi këtu !!!!! Ne jemi shumë mirënjohës që jemi këtu dhe fillojmë këtë rrugëtim të një jete!Faleminderit për të gjithë ata që na përshëndetën! Nuk mund të pres që të eksploroj vendin tonë dhe të ha ndonjë ushqim të shijshëm”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Anisa bën vallëzim sensual te këndi i

Anisa bën vallëzim sensual te këndi i "Etna Group", ndërsa Edi e përgjon në fshehtësi

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
'Policia' ngjitet në skenë për Noizyn, improvizohet arrestimi i reperit gjatë koncertit të tij në Tiranë

'Policia' ngjitet në skenë për Noizyn, improvizohet arrestimi i reperit gjatë koncertit të tij në Tiranë

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Kalo në kategori