LAJMI I FUNDIT:

Tensione të forta mes Eglës dhe Rozës – degradon debati gati në përplasje fizike: Mos më prek me dorë moj vajzë

Tensione të forta mes Eglës dhe Rozës – degradon debati gati në përplasje fizike: Mos më prek me dorë moj vajzë

Mbrëmjen e kaluar, shtëpia e “Big Brother” u trondit nga një përplasje e ashpër mes dy banoreve, Egla dhe Roza, e cila për pak sa sa nuk degradoi në përleshje fizike. Tensionet mes dyshes, të cilat nuk janë të reja, morën një kthese të re kur ofendimet e rënda filluan të bartin hijen e dhunës.

Debati nxehtë ndodhi në oborrin e shtëpisë, ku Egla, në prani të banorëve të tjerë, e ofendoi Rozën në mënyrë të rëndë. Si përgjigje, Roza u përpjek të largojë jastëkun nga duart e Eglës, duke shtyrë situatën drejt një përshkallëzimi fizik.


Meritoni, në një përpjekje për të shmangur një incident më serioz, intervenoi duke u përpjekur të qetësojë gjakrat. Po ashtu Graciano u përfshi, duke tërhequr Rozën dhe duke i porositur se nuk duhet të përdorë forcën.

Raportet mes dy banoreve janë tensionuar aq shumë, saqë Egla nuk kurseu fjalët e rënda, duke i përdorur si armë kundër Rozës. “O grua banale, o gojë e pisët, ta kam kënduar këngën, fundi i njerëzisë, tmerri i merzisë,” u dëgjua duke thënë Roza, ndërsa Egla, në një reagim të mprehtë, e quajti atë “k*kë e vogël” dhe i sugjeroi të shkonte te Juli, i cili sipas saj do t’i mbante “këngën”.

Skena u përshkallëzua kur Graciano u përfshi, duke i kujtuar Rozës se nuk duhet të përdorte dorë ndaj konkurrentes së tij. “O Roza çfarë je duke bërë? Ç’punë ke që e prek me dorë moj vajzë?” e pyeti ai.

Ndërkohë që Roza pretendoi se thjesht po përpiqej ta largonte jastëkun dhe jo ta prekte Eglën, Egla deklaroi se nuk ishte në gjendje të mirë. Konflikti vazhdoi me akuza të ndërsjella derisa Graciano ndërhyri, për tentuar të distancojë dy kundërshtaret. /Telegrafi/