LAJMI I FUNDIT:

Brenda hotelit luksoz turk, ku Rio Ferdinand dhe Kate Wright po organizojnë dasmën e tyre – atje ku nata shkon deri në 5900 euro

Brenda hotelit luksoz turk, ku Rio Ferdinand dhe Kate Wright po organizojnë dasmën e tyre – atje ku nata shkon deri në 5900 euro

Janë duke u zhvilluar përgatitjet për dasmën e Kate Wright dhe Rio Ferdinand në hotelin “D Maris Bay” në Turqi.

Ish-futbollisti, 40 vjeç dhe 27 vjeçarja, mendohet se po shkëmbejnë premtimet e tyre në vendpushimin luksoz, i cili ka dhoma që variojnë nga 370 deri në 5,900 euro për një natë, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.


Kate dhe Rio njoftuan fejesën e tyre në nëntor pasi ai i propozoi asaj në një udhëtim familjar në Abu Dhabi me tre fëmijët e tij: Lorenz, 13 vjeç, Tate, 11 vjeç dhe Tia, tetë vjeçe, të cilët ishin të pranishëm në këtë ceremoni.

Hoteli që mendohet të jetë vendi ku çifti po martohet sipas faqes zyrtare të internetit, ofron pako martese që përfshijnë menutë të bëra me porosi dhe një tortë martese të bërë posaçërisht.

MailOnline ka kontaktuar përfaqësuesit e Kate Wright dhe Rio Ferdinand, si dhe hotelit “D Maris Bay” për të marrë një koment mbi këtë ngjarje.

Deri më tani është zbuluar shumë pak se cilët yje do të fluturojnë drejt Turqisë për ditën e madhe, megjithëse një burim i tha MailOnline se Lydia Bright është e vetmja nga grupi “Towie” që është e ftuar në dasmën e ish-anëtares së këtij grupi, Kate Wright.

Ka të ngjarë që Rio të ketë ftuar ish-miqtë e tij të futbollit, ndoshta nga Anglia apo Manchester United, ku luajti nga viti 2002 deri në vitin 2014.

Një burim i tha The Sun: “E gjithë familja dhe miqtë e tyre janë tashmë atje. Telefonat janë marrë nga të gjithë – askush nuk ka një të tillë, kjo pasi çifti po mundohen ta mbajnë sekret martesën e tyre në Turqi”.

Rio Ferdinand dhe Kate Wright (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

Çifti janë bashkë që nga fillimi i vitit 2017, por dy vjet para lidhjes së tij me Kate, Rio humbi në mënyrë tragjike gruan e tij të parë dhe nënën e fëmijëve të tij, Rebecca Ellison, e cila vdiq nga kanceri i gjirit në moshën 34 vjeçare. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Fejohet këngëtarja Engjëllusha Salihu

Fejohet këngëtarja Engjëllusha Salihu

Magazina

"Për dashurinë e jetës sime" - mesazhi prekës i Ronaldos në fustanin që veshi Georgina Rodriguez

Magazina
Diddy është i tmerruar nëse do të shfaqen video të tjera të dëmshme, pasi ai u filmua duke rrahur ish-in Cassie Ventura

Diddy është i tmerruar nëse do të shfaqen video të tjera të dëmshme, pasi ai u filmua duke rrahur ish-in Cassie Ventura

Magazina
Iu publikuan mesazhet me Romeon, Erjola Doçi zbulon se si është e vërteta

Iu publikuan mesazhet me Romeon, Erjola Doçi zbulon se si është e vërteta

Magazina

"I shoh kokë më kokë" - Pas daljes, Françeska tregon se kush mund ta fitojë Big Brother-in

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Kalo në kategori