LAJMI I FUNDIT:

Po dëgjonin këngën e tij pak para vdekjes, MC Qoppa publikon videon e fundit të një prej djemve që humbën jetën në autostradën “Ibrahim Rugova”

Po dëgjonin këngën e tij pak para vdekjes, MC Qoppa publikon videon e fundit të një prej djemve që humbën jetën në autostradën “Ibrahim Rugova”

Dy persona, njëri 26-vjeç e tjetri 20-vjeç, kanë humbur jetën në autostradën “Ibrahim Rugova”, pasi kanë rënë në humnerë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në segmentin Suharekë- Duhël në afërsi të fshatit Sllapuzhan, ku dy të rinjtë duke kaluar mbi urën me Nr. 11 në autostradë, më saktësisht duke kaluar nga një trase në trasenë tjetër të autostradës, kanë rënë në humnerë.


Lajmin e konfirmoi për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Dy të rinj humbën jetën në autostradën “Ibrahim Rugova”
Lexo po ashtu Dy të rinj humbën jetën në autostradën “Ibrahim Rugova”

Viktimat kanë qenë punëtor të kompanisë së udhëtimeve ( konduktor). Dy të rinjtë që kanë humbur jetën janë identifikuar si A.B i lindur në vitin 1993 dhe G.G i lindur në vitin 1999.

Njëri prej tyre pak orë para aksidentit tragjik kishte publikuar në rrjetin social SnapChat një video, ku shfaqej teksa ngiste veturën dhe në sfond dëgjohej një nga këngët e reperit të njohur nga Prizreni, MC Qoppa.

Ky i fundit ka ri-shpërndarë videon në Instagram, duke u shprehur se ka ngelur i tmerruar nga kjo ngjarje ku ngeli i vdekur një prej fansave të tij.

“Kjo video që po ma kput shpirtin, kjo foto që po’m përmallon dhe ky djal qe ka me na mungue shumë.

Arianiti dje e ka postue nji video ne snapchat (qe tash une do ta postoj) ku ka qene tu i respektu rregullat e komunikacionit pikerisht tu e ndegju kangen time qe e kam lansue para gati nji muaji e qe eshte per vetdijsim ne komunikacion e qe e kam kendu me Arbenin e me Agronin pikrisht si inspirim prej rasteve tragjike ne rrugët tona, dhe qe sot kur jam que pej gjumit edhe e kam marre vesh çka ka bo vaki hala veten s’po muj e marr.

Arianit pusho i qetë o shok, të Zotit jemi dhe te aj kemi me u kthye neve na mbetet te kujtojmë si djalosh që je kanë edhe si ftyra pozitive e qytetit e me plot dashni ne zemër, kofsh prej banorëve te Xhenetit”, ka shkruar MC Qoppa në Instagram. /Telegrafi/

View this post on Instagram

Kjo video që po ma kput shpirtin, kjo foto që po'm përmallon dhe ky djal qe ka me na mungue shumë. Arianiti dje e ka postue nji video ne snapchat (qe tash une do ta postoj) ku ka qene tu i respektu rregullat e komunikacionit pikerisht tu e ndegju kangen time qe e kam lansue para gati nji muaji e qe eshte per vetdijsim ne komunikacion e qe e kam kendu me Arbenin e me Agronin pikrisht si inspirim prej rasteve tragjike ne rrugët tona, dhe qe sot kur jam que pej gjumit edhe e kam marre vesh çka ka bo vaki hala veten s'po muj e marr. Arianit pusho i qetë o shok, të Zotit jemi dhe te aj kemi me u kthye neve na mbetet te kujtojmë si djalosh që je kanë edhe si ftyra pozitive e qytetit e me plot dashni ne zemër, kofsh prej banorëve te Xhenetit.

A post shared by MC QOPPA (@mcqoppa) on Jun 29, 2019 at 12:17pm PDT

Në trend Magazina

Më shumë
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Mike me Romeon, por a e meriton Heidi Baci finalen e BBVA? - Efi Dhedhes befason me përgjigjjen

Mike me Romeon, por a e meriton Heidi Baci finalen e BBVA? - Efi Dhedhes befason me përgjigjjen

Magazina
Kalo në kategori