LAJMI I FUNDIT:

“My Spy”, komedi interesante dhe emocionuese e spiunimit me Dave Bautistan në rolin kryesor

“My Spy”, komedi interesante dhe emocionuese e spiunimit me Dave Bautistan në rolin kryesor
Dave Bautista në komedinë "My Spy" (Foto: Screenshot/YouTube/Movieclips Trailers)

Është publikuar paraqitja e parë e shkurtër e komedisë “My Spy”, ku do ta kemi mundësinë ta shohim një rol krejtësisht ndryshe Dave Bautistan.

Regjinë e këtij filmi e ka bërë Peter Segal, i cili është i njohur për realizimet, si “Naked Gun”, “Get Smart” e “Grudge Match”.Për skenarin e kësaj komedie janë angazhuar dy vëllezërit, Erich dhe Jon Hoeber.


Në këtë film, Bautista luan rolin e një agjenti të CIA-s, i cili duhet ta mësojë vogëlushen Sophie (rolin e të cilës e luan Chloe Coleman) që të bëhet spiune.

Krahas dy aktorëve të përmendur, në këtë film luajnë edhe Kristen Schaal, Ken Jeong, Parisa Fitz-Henley, Nicola Correia-Damude, Laura Cilevitz dhe shumë të tjerë.

Premiera e “My Spy” është caktuar të nisë shfaqen nëpër kinematë amerikane në verën e këtij viti. /Telegrafi/