LAJMI I FUNDIT:

Emri i Meghan Markle vazhdon të qarkullojë në media, vëllai i saj arrestohet për vozitje në gjendje të dehur

Emri i Meghan Markle vazhdon të qarkullojë në media, vëllai i saj arrestohet për vozitje në gjendje të dehur
Meghan Markle (Foto: Clodagh Kilcoyne - WPA Pool/Getty Images/Guliver)

Thomas Wayne Markle Jr., gjysmëvëllai i Meghan Markle, është arrestuar në Oregon për vozitje në gjendje të dehur.

Policia ka njoftuar se ai kishte pasur sasi të ndaluar alkooli në organizmin e tij kur është arrestuar në orët e vona në qarkun Josephine në verilindje të shtetit amerikan, Oregon.


Policia e shtetit të Oregonit (Foto: Matt Mills McKnight/Getty Images/Guliver)

Autoritetet kanë thënë përmbajtja e alkoolit në gjakun e tij ka qenë 0.11 për qind, mbi limitin e lejuar (që është 0.08 për qind).

52-vjeçari nga Grants Pass është dërguar në një qendër detoksikimi dhe tash mbi të rëndon akuza për vozitje në gjendje të dehur.

Lajmet për Meghan Markle
Lexo po ashtu Lajmet për Meghan Markle

Meghan Markle, një ish-aktore amerikane, në maj të viti të kaluar u martua me princin Harry dhe është bërë dukesha e Sussexit.

Meghan Markle dhe princi Harry (Foto; Stephen Pond/Getty Images/Guliver)

Çifti është në pritje të fëmijës së parë, mirëpo emri i 37-vjeçares ka qarkulluar vazhdimisht në media, në veçanti për problemet e shumta të familjarëve të saj.

Ajo nuk ka raporte të mira me babanë e saj, Thomas Markle Sr., si edhe me fëmijët nga martesa e tij e parë.

Thomas Markle Sr. u martua me Roslyn Loveless në vitin 1964, me të cilën i ka dy fëmijë, Samantha (e lindur në vitin 1964) dhe Thomas Markle Jr. (i lindur në vitin 1966). Ata u ndanë në vitin 1975.

Në vitin 1979, ai u martua me Doria Ragland, me të cilën në vitin 1981 u bënë prindër të vajzës Rachel Meghan Markle (e njohur vetëm si Meghan Markle). Thomas dhe Doria u shkurorëzuan në vitin 1988. /Telegrafi/

(Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
Kalo në kategori