LAJMI I FUNDIT:

Majk me “Qikita” “mbyll” listën për këtë javë të Top Awards

Majk me “Qikita” “mbyll” listën për këtë javë të Top Awards

Ndërkohë që në projektin e tij të fundit, Majk vendosi të vinte me një bashkëpunim, në këngën e tij të re, reperi i njohur ka zgjedhur të vijë vetëm dhe me një këngë dedikuar vajzave ose siç Majk i ka quajtur “Qikita”.

I shumë komentuar në rrjetet sociale, qoftë për jetën e tij personale apo atë profesionale, Majk vazhdon të jetë sa më pranë fansave të tij, duke sjellë këngë të reja dhe kjo e fundit me ritme mjaft verore si edhe spanjolle, duke qënë se vetë titulli i këngës është në gjuhën spanjolle.


Edhe pse përflitet se me këtë projekt muzikor Majku ka ndryshuar paksa stil në të kënduar, përsëri fansat e kanë mirëpritur “Qikita” dhe e kanë bërë menjëherë pjesë të klasifikimit të “The Top List”, e cila renditet në vendin e 99-të, duke mbyllur listën për këtë javë.

Nga ana tjetër, bashkëpunimi i tij me Yll Limanin, “Krejt ti fala” vazhdon të dëgjohet dhe votohet pafund nga fansat, ku për këtë javë pozicionohet në vendin e 26-të.

View this post on Instagram

Ivar.

A post shared by MAJK (@majkaveli) on Dec 6, 2018 at 7:33am PST

Majk gjendet gjithashtu në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare edhe me një tjetër bashkëpunim dhe bëhet fjalë për “Pasha jeten”, kënga me Capital T që për këtë javë mban vendin e 51-të. /Tch/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
Liami eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Liami eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori