LAJMI I FUNDIT:

Norik Uka: Fotografia, më shumë pasion se profesion

Norik Uka: Fotografia, më shumë pasion se profesion

Norik Uka është njëri ndër fotografët më të njohur në Kosovë, që bënë sesione fotografish për personazhet publike dhe më gjerë.

Në emisionin “Histori Suksesi” në RTV Dukagjini ai vjen me një rrëfim ndryshe, për jetën e hershme të tij dhe ngritjen në karrierë.


I lindur dhe i rritur në Prishtinë, Noriku u përket atyre gjeneratave që kanë mësuar nëpër shtëpi-shkolla, për shkak të represionit të pushtetit serb.

Ai thotë se fotografinë e ka pasur si një hobi dhe se përmes aparatit ai synonte të afrohej me gjininë e kundërt.

“Ka qenë më lehtë të afroheshe me vajzat nëse ke pasur aparat. Por tani ka filluar të më pëlqejë saqë nuk kam munduar ta largojë nga dora…Kështu ka filluar të më bëhet profesion”, tha Noriku.

Noriku thotë se shumica e fotografëve profesionist e kanë pasur fotografinë më shumë pasion se profesion.

“Pak fotografë profesionist botërorë, kanë studiuar për këtë zhanër. Shumica e tyre e kanë pasur pasion”.

Fotografi thotë se ky profesion në Kosovë nuk shpërblehet sa duhet.

“Pajisjet për fotografët janë shumë të shtrenjta…Është i kushtueshëm si me luajtur tenis”, shton më tej ai.

Norik Uka: Çiftet po mashtrohen nga sponsorizimet e rrjeteve sociale për sesione fotografike
Lexo po ashtu Norik Uka: Çiftet po mashtrohen nga sponsorizimet e rrjeteve sociale për sesione fotografike

Duke folur për angazhimet e tij me personat që i fotografon, ai thotë se ambientet i zgjedh bashkë me klientët.

“Ka shumë rëndësi se si janë të veshur klientët. Shembull çiftet që martohen dhe që duan të bëjnë foto sesione ka disa kritere. Nëse i bëjnë fotot para martesës duhet pasur shumë kujdes mos nuses i dëmtohet vello. Rast i ndryshëm është nëse fotot bëhen pas dasmës, pasi unë nuk ndjehem në presion pasi edhe nëse griset fustani apo vello ka kohë të qepë atë”.

Noriku thotë se personazhi i parë publik që ai ka bashkëpunuar është Teuta Krasniqi.

“Edhe sot bashkëpunoj më të dhe është origjinale si gjithmonë”, tregon ndër të tjera fotografi Norik Uka./Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Kalo në kategori