LAJMI I FUNDIT:

Mimoza Shkodra publikon këngën e re “Mu ma le fajin”, vargjet dedikim për Seldin?

Mimoza Shkodra publikon këngën e re “Mu ma le fajin”, vargjet dedikim për Seldin?
Foto: Mimoza Shkodra/YouTube

Këngëtarja e njohur, Mimoza Shkodra, ka prezantuar për publikun projektin e saj më të ri muzikor.

“Mu ma le fajin” titullohet kënga e saj e re, e cila është e zhanrit baladë.


Kënga është punuar nga Marsel Gunga, gjersa orkestrimi është bërë nga Alandy.

Foto: Mimoza Shkodra/YouTube

Ndërkohë, për vargjet e tekstit është kujdesur reperi 2Step.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Kënga është publikuar në kanalin YouTube edhe me një klip, në të cilin këngëtarja shfaqet mjaft atraktive.

Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit nga Shqipëria, Pro Video.

Foto: Mimoza Shkodra/YouTube

Kjo këngë është e para që vjen pas shumë ngjarjeve në jetën reale të saj.

Nisur nga titulli dhe ndjeshmëria e këngës, shumë prej fansave kanë aluduar se kjo këngë mund të jetë dedikim për ish-të dashurin e saj, këngëtarin Seldi Qalliu. /Telegrafi/