Kohët e fundit fansat e muzikës në Kosovë po entuziazmohen me lajmin e ardhjes së mundshme në Kosovë të këngëtares me famë botërore, Shakira.
U tha se këngëtares në fjalë i është bërë ftesë zyrtare nga Komuna e Mitrovicës për të performuar në përurimin e urës së Ibrit në Mitrovicë, për të cilën ende as datë të saktë nuk ka.
Një diskutim mbi këtë çështje është bërë javë më parë edhe nga i pari i Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, njëherësh të dy drejtues të Aleancës Kosova e Re (Pacolli kryetar dhe Bahtiri nënkryetar).
Vazhdimisht në media është thënë se ende nuk ka konfirmim për ardhjen e këngëtares, dhe se përveç saj, janë edhe disa emra të tjerë të famshëm që përflitet se mund të vijnë.
Në një prononcim për Telegrafin, kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se ai personalisht është kujdesur që t’i nisë ftesën këngëtares, megjithëse janë ende në pritje, pasi diçka konkrete nuk ka.
“Jemi në negociata me menaxhmentin e këngëtares, ne i kemi drejtuar shkresë zyrtare asaj, dhe jemi duke pritur përgjigje. Z. Pacolli gjithashtu ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur këtë projekt në të gjitha mënyrat”, tha Agim Bahtiri për Telegrafin.
Duke qenë se nuk ka ndonjë datë se kur do të ndodhë përurimi i Urës së Ibrit, apo të ashtuquajturës “Ura e Paqes”, vihet në pikëpyetje të madhe edhe vendi se ku do të performojë këngëtarja, në rast se ajo pranon të vijë.
Duke qenë një hapësirë e vogël, dhe vështirë mjaftueshme për të improvizuar një koncert, pyetjet e menjëhershme opsionale që drejtohen nga qytetarët, por edhe mediat, janë nëse Komuna ka menduar për zhvendosjen e koncertit në një hapësirë më të madhe si ajo e stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë, apo ndonjë hapësire tjetër gjetiu.
Në doza të rezervuara, i pari i Mitrovicës e vazhdoi bisedën e tij për Telegrafin, duke thënë se përderisa ende nuk është konfirmuar gjithçka, detaje të tilla nuk janë menduar.
“Sa i përket koncertit, nuk e kemi detajizuar se ku do të mbahet, pasi jemi në pritje të konfirmimit. Në momentin që do të marrim dritën jeshile nga menaxhmenti i Shakirës se ajo do të vijë këtu, atëherë, patjetër se do të hartojmë edhe planit se ku do të mbahet koncerti”, tha tutje Bahtiri.
Një tjetër detaj shumë i përfolur ka qenë edhe kostoja e shpenzimeve që mund t’i kushtojnë Komunës me prurjen e një ylli botëror këtu, megjithëse Bahtiri thotë se këngëtares në fjalë, në shkresën zyrtare që ai ka bërë, i ka kërkuar që të vijë pa pagesë, në emër të paqes.
“Unë personalisht i kam dërguar shkresë zyrtare, duke i kërkuar të vijë në promovim, pasi kjo urë do të njihet si ‘Urë e Paqes’, dhe si këngëtare e njohur ndaj bamirësisë, presim dhe shpresojmë që ajo të vijë këtu”, përfundoi Bahtiri për Telegrafin.
Në anën tjetër, Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, megjithëse në udhëtime zyrtare jashtë vendit, thotë se ai dhe ekipi i tij po merren me këtë çështje, duke bërë përpjekje maksimale që Shakirën vërtet ta sjellin në vendin tonë.
“Me këtë gjë po merren një pjesë e ekipit tim, të cilët merren gjithnjë me çështjet në fjalë dhe menaxhmentët e muzikës. Ata janë në bisedime. Këto ditë është zhvilluar edhe një takim mes përfaqësuesve të mi dhe menaxhmentit të saj, dhe ende jemi në negociata për mundësinë e prurjes së saj këtu”, tha Behgjet Pacolli për Telegrafin.
I pyetur nëse opsioni i ardhjes pa pagesë të Shakirës në Kosovë është i mundshëm, ai tha se një gjë e tillë mbetet dëshirë e kryetarit të Komunës, por që është vështirë e mundshme, ngase ka kostot e veta, megjithatë do ishte i gatshëm që së bashku me donatorët të bëjnë të pamundurën për ardhjen e saj.
“Ardhja e saj pa pagesë është një dëshirë e shprehur nga kryetari Bahtiri, por unë nuk besoj se mund të ndodh diçka e tillë, pasi çdo gjë ka koston e vet. Mirëpo, ne jemi të gatshëm që në bashkëpunim edhe me donatorët, të përmbushim çdo aspekt ekonomik, që të mundësojmë ardhjen e saj në Kosovë”, thekson Pacolli për Telegrafin.
Shpenzimet që mund të përkojnë me ardhjen e këngëtares në Kosovë përfshijnë ato të akomodimit të stafit të saj të gjerë, orkestrën, pajisjet skenike, sigurinë dhe transportit, megjithëse për këtë fundit, Ministri i Punëve të Jashtme, thotë se është i gatshëm të shprehë gatishmërinë e tij, duke ofruar aeroplanin e tij privat, njëlloj siç ka bërë me rastin e ardhjes në Kosovës të këngëtareve shqiptare me fame botërore: Rita Ora dhe Dua Lipa.
“Edhe nëse është këngëtarja ajo që vendos të vijë pa pagesë, ka plot shpenzime që duhet mbuluar menaxhmentin e saj, duke llogaritur këtu orkestër dhe gjithë stafin e nevojshëm. Ndërkohë për udhëtimin nuk është edhe shumë problem, pasi si për Duan dhe Ritën, jam i gatshëm që të ofrojmë udhëtimin me aeroplanin tim privat”, ka përfunduar Behgjet Pacolli për Telegrafin.
Përndryshe, kanë kaluar dy vite që nga fillimi i punimeve për rivitalizimin e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë, në bazë të marrëveshjes së arritur më 25 gusht 2015, mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, që përkon me lirinë e lëvizjes.
Telegrafi ka provuar të kontaktojë edhe me menaxherët e medias për Evropë të këngëtares Shakira, për të pyetur rreth kësaj çështje, por të njëjtët kanë refuzuar të përgjigjen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDrenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë