LAJMI I FUNDIT:

Vrsaljko e kryer, Vidal afër Interit?

Vrsaljko e kryer, Vidal afër Interit?
Arturo Vidal gjatë stërvitjes para ndeshjes në çerekfinale të Ligës së Kampionëve (Foto: Getty Images)

Interi është duke punuar shumë në tregun e transferimeve, besohet se tashmë ka siguruar shërbimet e Sime Vrsaljko, ndërsa është në rrugë të mirë edhe për Arturo Vidalit.

Raportohet se zikaltrit kanë arritur marrëveshje për kroatin e Atletico Madridit.


Sipas Sky, 26-vjeçari do t’i bashkohet klubit nga San Siro në një huazim për 6.5 milionë euro, por me opsion blerje për 17.5 milionë euro në verën e ardhshme.

Callum McGregor i Celticut gjatë një dueli me Arturo Vidalin (Foto: Getty Images)

Vrsaljko më herë në Serie A ka luajtur për Sassuolon dhe ishte një nga më të mirët në Përfaqësuesen e Kroacisë në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

Ndërsa Gazzetta dello Sport raporton se kroati pritet të mbërrijë në Itali të hënën mbërëma, ndërsa vizitat mjekësore do të bëhen një ditë më vonë.

Totti – Guardiola, 32 kombinimet që me shumë mundësi nuk i mbajnë mend as vet lojtarët, pasi ndoshta kanë harruar se kanë luajtur së bashku (Foto)
Lexo po ashtu Totti – Guardiola, 32 kombinimet që me shumë mundësi nuk i mbajnë mend as vet lojtarët, pasi ndoshta kanë harruar se kanë luajtur së bashku (Foto)

Por, Interi është shumë afër të nënshkruajë edhe me Vidalin e Bayern Munichut.

Klubi nga Milano pritet ta marrë atë në formë huazimi, por me drejt blerje për rreth 20 milionë euro. /Telegrafi/