LAJMI I FUNDIT:

Stilistja shqiptare, Edona Sayisman flet për miqësinë me “Nihanin” e serialit “Kara Sevda”

Stilistja shqiptare, Edona Sayisman flet për miqësinë me “Nihanin” e serialit “Kara Sevda”

Stilistja Edona Akugun Sayisman, e cila është me prejardhje nga Kosova por jeton në Turqi, në llogarinë personale në Facebook e mban fotografinë e saj bashkë me yllin e kinematografisë turke, Neslihan Atagul.

Edona pranë Neslihan nuk është në cilësinë e ndonjë fanseje, por në cilësinë e një mikeje. Duke e gëzuar këtë epitet ndaj Atagul ka përshkruar se si është nga afër aktorja e serialit “Kara Sevda” e cila luan rolin protagonistes ‘Nihan”.


Ishte pikërisht ky serial i cili u shfaq edhe në RTV 21 që i dha famë Neslihan Atagul në vendin tonë. Bukuroshja turke rrëmbeu zemrat e publikut shqiptar falë talentit të saj të jashtëzakonshëm në aktrim si dhe dukjes engjëllore.

Ashtu siç ka fituar simpatinë e audiencës, duket se “Nihani” edhe në jetën reale është shumë e dashur. Kështu të paktën e përshkruan mikja e saj Edona. “Neslihani ka një karakter shumë të mirë. Vajzë e sjellshme të bënë shumë shpejt për vete me punën që bënë. Dhe është ndër aktoret më të suksesshme deri tani. Jam me fat që kam një mike si kjo”, ka thënë Edona për rtv21.tv.

Por shumë kush do të ishte kurioz të dinte se si lindi miqësia ndërmjet saj dhe yllit turk, Neslihan Atagul. Meqenëse Edona është stiliste ato i lidhi bashkë moda.

“Jemi njoftu për mes një emisionit për modën”, ka treguar ajo. Ndonëse nuk jeton në Kosovë, Edona mikja e “Nihanit” flet rrjedhshëm shqip dhe për këtë meritore është e ëma. “Mami gjithmonë na ka fol në shtëpi gjuhën shqipe”, ka theksuar Edona.

Aktori Kivanç Tatlitug e pranon me krenari origjinën: Po jam kosovar (Video)
Lexo po ashtu Aktori Kivanç Tatlitug e pranon me krenari origjinën: Po jam kosovar (Video)

Ajoështë e lindur edhe e rritur në Turqi, kurse nënën e ka me prejardhje nga Kosova, gjegjësisht nga Prishtina, andaj Edona është pagëzuar me emrin e popullarizuar shqip. Ajo ka të afërmit e nënës në Kosovë dhe shpesh i viziton ata.

Në trend Magazina

Më shumë
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Mike me Romeon, por a e meriton Heidi Baci finalen e BBVA? - Efi Dhedhes befason me përgjigjjen

Mike me Romeon, por a e meriton Heidi Baci finalen e BBVA? - Efi Dhedhes befason me përgjigjjen

Magazina
Kalo në kategori