Përmbledhje e funeralit të Astorit: Ai arriti të bashkojë botën e sportit dhe kjo ishte mrekullia e fundit e Davides
Dje në Firence (e enjte) ishte dita e lamtumirës së fundit për kapitenin e Fiorentinas, Davide Astorit. Mijëra tifozë ishin mbledhur në sheshin Santa Croce, por ata nuk ishin të vetëm, personalitete nga më të ndryshme, posaçërisht ato sportive ishin bashkuar në kujtesë të Davides dhe kjo ishte mrekullia e tij e fundit.
Ishte Alessandro Florenzi, ai i cili mbërriti një nga të parët në mëngjesin e së enjtes, por përkundër kësaj brenda në kishë ai u ul i fundit në rresht, i vetëm dhe në heshtje filloi lutjet.
Pak më para ishte dhe Daniele De Rossi, një nga shokët më të mirë të Astorit, kapiteni aktual i Romës shikon vetëm drejt dhe nuk flet fare, në të vërtetë ai nuk foli as edhe një fjalë në dy orë sa zgjati mesha.
Aty ishin dhe Francesco Totti, Marco Van Basten dhe Emilio Butragueno.
Këtë ngjarje më së miri e përshkruajnë fjalët e Butraguenos: “Gjithë shtëpia e futbollit sot është duke qarë”.
Shumë të tjerë erdhën pastaj, nga të gjitha anët vetëm për të përshëndetur për herë të fundit Daviden.
Nga Interi erdhën me autobus pasi ishin shumë për t’i zënë një makinë, nuk munguan edhe ata nga Sampdoria, Genoa, Bolongna me Mattias Destron dhe Marco Di Vaion, Lazio, Napoli, Sassuolo me Alessandro Matrin, Milani me Franco Baresi e Adriano Gallianin.
Madje nuk munguan as nga Crotone e largët, portieri Alex Cordaz i printe grupit të lojtarëve dhe të fundit, por jo nga rëndësia, skuadra dhe menaxhmenti i Cagliarit, një nga shtëpitë më të dashura të Astorit.
Me raste të jepej ndjesia që e gjithë bota është në Firenze.
Para se mesha të fillojë, nga ana e pasme e kishës mbërrijnë edhe Gianluigi Buffon dhe Giorgo Chiellini, së bashku me Claudio Marchision dhe Andrea Barzaglin.
Ata vijnë direkt nga Londra pasi arritën triumfin e madh në Wembley.
Gjesti i tyre u vlerësua, ata u duartrokitën nga tifozët e Fiorentinës, të cilët treguan se pavarësisht rivalitetit në dhimbje të tilla të gjithë janë vëllezër.
E djeshmja (para vdekjes së Astorit) dhe e sotmja (pas vdekjes dhe ditën e meshës) dallojnë. Dje mund të kishte rivalitet dhe barriera ideologjike, por jo sot.
Sot ka vetëm heshtje dhe trishtim, nuk ka slogane apo parulla kundër njëri-tjetrit, por vetëm dhimbje. E kjo, kjo ishte mrekullia e fundit e Astorit, ai arriti t’i bëjë të gjithë së bashku.
Këtë të enjte nuk kishte rëndësi ngjyra e fanellës apo e flamurit që valon, nuk ka rëndësi se a personifikon Milanon, Cagliarin, Romën, Fiorentinën, Atalantën, Genoan, Federatën e Futbollin, qytetin e Firencës, sot të gjithë ishin në zi. Trajneri i fundit i Astorit, Stefano Pioli, përqafonte dhe ngushëllonte secilin nga pak.
Aty ishte edhe Milan Badelj, i cili me fjalimin tij preku të gjithë: “Ju ishit i pari që ndiznit dritën në dhomën e fizioterapisë për ne, David, ju jeni drita”, ishte një pjesë e shkëputur nga fjalimi.
Sheshi ishte plotë. Dhjetë, ndoshta edhe pesëmbëdhjetë mijë persona, vështirë për t’i numëruar. Flamuj, shalle dhe parulla në gjithë turmën, nuk mungonin dhe ato të vendosura në ndërtesat përreth.
Vizitorët ecnin në heshtje, kokë ulur, në kujtim të Astorit dhe pas shumë pritjesh filloi ceremonia me zbritjen e arkivolit nga vetura e aranzhuar.
Shumë të rinj kishin lënë shkollën, ashtu si të rriturit punët dhe obligimet ditore (në mesin e tyre dhe kryebashkiaku i Firences, Dario Nardella), duke vendosur që kohën e çmuar t’ia kushtojnë kapitenit të tyre.
Pas të gjithave, në orën 13:00 i gjithë qyteti për një minutë ishte në heshtje. Davide ishte i shtëpisë së tyre, një fiorentinas si ata.
Ishte një përshëndetje prekëse, e bukur, e zjarrtë edhe në heshtjet e saj. Filloi me duartrokitjet e mëdha nga sheshi, të cilat kaluan në portën Bazilikës dhe hynë brenda kishës. Aty ishte peshkopi Giuseppe Betori, fjalët e të cilit nuk munguan: “Një njeri vlerësohet nga marrëdhëniet e tij, nga marrëdhëniet që ai ndërton gjatë ekzistencës së tij. Nëse sot janë mijëra njerëz këtu, kjo do të thotë se Davide Astori ishte një njeri i madh”.
Aty ishte familja dhe dhimbja e madhe mund të shikohej lehtësisht në sytë e tyre, ata përkrahnin dhe ngushëllonin njëri-tjetrin, ashtu siç duhet të bëjë një familje e vërtetë, të bashkuar në kohët e vështira.
Vëllai Marko u përpoq të fliste dhe disi i përmbajtur ia arriti të tregojë me lot në sy gjithë dashurinë për Daviden.
Këtë mesditë të së enjtes dashuria për Astorin u tregua nga posterët e varur në dritaret e qytetit, nga fytyra e ngrysura të kolegëve të tij.
Firence për një ditë tregoi se futbolli, futbolli italian ka vlera, futbolli italian nuk është vetëm tregime rreth mafisë, skandaleve e gjërave tjera, por se në Itali ai është mënyrë jetese. Ky sport arriti t’i bashkojë të gjithë.
Të gjithë u larguan me fytyra të mërzitura dhe në qetësi, sikur nuk dëshironin të zgjonin Daviden nga gjumi dhe t’ia prishnin rehatien atje ku është duke pushuar.
Por, tani e tutje rruga e së ardhmes do të jetë më e vështirë për gruan Francesca dhe vajzën e vogël Vittoria, gjithsesi, ato do të mburrën me faktin se kishin një bashkëshort dhe baba të veçantë dhe të dashur e respektuar nga të gjithë.
Pushofsh në paqe kampion. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Besimi i klubit ndaj lojtarit i rëndësishëm” – Kalulu tregon dallimin mes Juventusit dhe Milanit
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem
Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem
Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez
Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje