LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia e ëndrrave për Aubameyangun në Londër: Kushton 16 milionë euro dhe ka shtatë dhoma gjumi duke përfshirë një kinema dhe palestër fitnesi (Foto)

Shtëpia e ëndrrave për Aubameyangun në Londër: Kushton 16 milionë euro dhe ka shtatë dhoma gjumi duke përfshirë një kinema dhe palestër fitnesi (Foto)

Pierre Emerick Aubameyang javë më parë iu është bashkuar skuadrës angleze Arsenal.

Pas qëndrimit pesëvjeçar në Gjermani te Borussia Dortmundi, sulmuesi nga Gaboni iu bashkua skuadrës angleze.


Aubameyang është bërë futbollisti më i shtrenjtë në histori të Arsenalit që i kushtoi londinezëve rreth 65 milionë euro.

E përditshmja angleze ‘Mirror’ ka publikuar fotot nga shtëpia që pritet të bëhet e sulmuesit gabonez.

Ajo ndodhet në veri të Londrës dhe Aubameyang është afër ta blejë atë për një shumë prej 16 milionë euro.

Kjo super shtëpi luksoze ka shtatë dhoma të gjumit, një palestër fitnesi si dhe një kinema gjigante.

Në këtë shtëpi janë edhe gjashtë banjo luksoze si dhe dy garazh për vetura.

Shtëpia në fjalë është ndërtuar në vitin 2014 dhe është dizajnuar nga dizajneri i famshëm anglez Kelly Hoppen. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

Magazina
Kalo në kategori