LAJMI I FUNDIT:

Divorcohet nga bashkëshorti pas 17 vitesh: Jonida Maliqi tregon pse nuk flet për të (Foto)

Divorcohet nga bashkëshorti pas 17 vitesh: Jonida Maliqi tregon pse nuk flet për të (Foto)

Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi është divorcuar nga bashkëshorti i saj pas 17 vitesh martesë.

Kishte kohë që në media qarkullonin lajmet për këtë ndarje, ndërsa si procedurë, divorcimi mes çiftit thuhet se përfundoi këto javë.


Megjithatë, Jonida asnjëherë nuk kishte shprehur dëshirën për t’u prononcuar rreth kësaj çështje.

E ftuar së fundmi në “Top Albania Radio”, këngëtarja foli për herë të parë rreth kësaj teme, duke mos zbuluar shumë.

“Në momentin që pretendon të nisësh një marrëdhënie pritet jo që të përfundojë, por t’i shkosh deri në fund. Rasti im nuk ishte i tillë, jeta kështu është. Nuk kam dhënë detaje rreth kësaj çështjeje ashtu sikurse nuk kam dhënë detaje kur kam qenë e lumtur, sepse jo më kot jeta ime personale më përket vetëm mua”, është shprehur këngëtarja Maliqi.

Ndryshe, Jonida ka tash e sa kohë që nuk ka qenë edhe shumë aktive me prurjet e reja në muzikë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se ka kryer marrëdhënie me Ilnisën brenda Big Brother, flet Meriton Mjekiqi

U tha se ka kryer marrëdhënie me Ilnisën brenda Big Brother, flet Meriton Mjekiqi

Magazina
E gjithë vëmendja tek vajza e Monika Belluccit, shkëlqeu në paraqitjen e saj gjatë Javës së Modës në Paris

E gjithë vëmendja tek vajza e Monika Belluccit, shkëlqeu në paraqitjen e saj gjatë Javës së Modës në Paris

Magazina

"Shumë e kam dashtë, ama nuk o kon fat", Xhensila Myrtezaj ia dedikon këtë Bes Kallakut?

Magazina
Pse nuk funksionoi lidhja e tyre? Blero dhe Afrona tregojnë për herë të parë për arsyet e ndarjes

Pse nuk funksionoi lidhja e tyre? Blero dhe Afrona tregojnë për herë të parë për arsyet e ndarjes

Magazina
Blero, Uki dhe Eli Malaj sjellin këngën

Blero, Uki dhe Eli Malaj sjellin këngën "Distanca"

Magazina
“Përdridhej në stadium, kopjonte Rike Roçin”- Luana Vjollca i kundërpërgjigjet Bledi Manes?

“Përdridhej në stadium, kopjonte Rike Roçin”- Luana Vjollca i kundërpërgjigjet Bledi Manes?

Magazina
Kalo në kategori