LAJMI I FUNDIT:

FIFA e pakënaqur me VAR, rrezikon botërori 2018

FIFA e pakënaqur me VAR, rrezikon botërori 2018

FIFA nuk e konsideron të mirëqenë aplikimin e teknologjisë në Botërorin 2018.

Gjatë këtij sezoni, sistemi VAR po aplikohet në disa kampionate të rëndësishme por vendimet kontradiktore kanë krijuar një amulli dhe institucioni më i lartë i futbollit botëror po konsideron mundësinë e anulimit të vendimit për aplikimin e teknologjisë në Rusi.


Kreu i FIFA-s, Gianni Infantino e cilëson të nxituar vendimin pasi nuk ka ende një konkluzion të qartë nëse VAR e ndihmon apo e dëmton futbollin.

Për herë të parë, VAR u përdor në botërorin e klubeve që u zhvillua vitin e shkuar në Japoni por që nga ajo kohë dhe deri më sot, vendimet e gabuara kanë krijuar një konfuzion pothuajse total dhe kanë ndarë opinionin publik dhe sportiv në Gjermani, Holandë, Francë dhe Itali ku aktualisht gjyqtarët po punojnë me sistemin e ri, shkruan Supersport.

FIFA ka nisur ta analizojë me detaje këtë problem që pas vendimeve të dyshimta të marra në Kupën e Konfederatave. Ndërkohë.

Bordi Drejtues i Federatës Angleze do të marrë një vendim përfundimtar në mbledhjen e muajit Mars, por me shumë mundësi, sistemi VAR nuk do të aplikohet në Premier League.

Për momentin FIFA ka lënë në fuqi vendimin për aplikimin e teknologjisë, por nuk përjashtohet mundësia që brenda një kohe të shkurtër në zyrtat qëndrore në Zyrih të merret vendimi radikal për t’u kthyer pas në kohë dhe për ta shfuqizuar vendimin në lidhje me Botërorin e Rusisë.