LAJMI I FUNDIT:

Luis Enrique tregon hapur se kush do të jetë zëvendësuesi i Mbappes te PSG

Luis Enrique tregon hapur se kush do të jetë zëvendësuesi i Mbappes te PSG

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique la të kuptohet se skuadra mund të kërkojë të bëjë një mori shtesash për të zëvendësuar Kylian Mbappen.

Spanjolli këmbënguli se pavarësisht humbjes së sulmuesit, Les Parisiens kanë ambicien dhe cilësinë për të fituar Ligën e Kampionëve një ditë.

Kjo vjen pasi Mbappe njoftoi se do të largohej nga PSG në fund të sezonit. Me përfundimin e kontratës së tij, ai zgjodhi të mos rinovojë dhe tani do të largohet nga klubi si lojtar i lirë, me Real Madridin që duket të jetë destinacioni i tij më i mundshëm.


Brundle u përfshi në një moment të sikletshëm me Mbappen përpara Çmimit të Madh të Monakos
Lexo po ashtu Brundle u përfshi në një moment të sikletshëm me Mbappen përpara Çmimit të Madh të Monakos

Enrique deklaroi se do të bëjnë gjithçka për të mbushur boshllëkun: “Si do ta zëvendësojmë Mbappen? Katër, pesë, gjashtë nënshkrime… Çfarëdo që të bëjmë. Zëvendësuesi i Kylian do të jetë skuadra, e cila me tifozët që kemi dhe ambicien që ky klub ka për të fituar gjithçka dhe do të shohim nëse jemi në gjendje ta arrijmë”.

“Është një sfidë e madhe për çdo lojtar që dëshiron të vijë këtu. Ne duam të bëjmë histori. Ky klub herët a vonë do ta fitojë Ligën e Kampionëve të shumëpritur . Vitet mund të kalojnë, por do të fitojë Ligën e Kampionëve në të ardhmen pa dyshim”.

Mbappe do të largohet nga Les Parisiens si një nga legjendat e klubit, që kur u bashkua nga Monaco në verën e vitit 2018 për 180 milionë euro. Ai ka bërë 308 paraqitje për skuadrën, duke shënuar 256 gola dhe duke realizuar 108 asistime.

Ai luajti ndeshjen e tij të fundit për skuadrën në një fitore 2-1 ndaj Lyonit në finalet e Kupës së Francës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori