LAJMI I FUNDIT:

“E kryqëzojnë” për veshjen në dasmën e Marinës, reagon ashpër Lori Hoxha, shihni çfarë thotë (Foto)

“E kryqëzojnë” për veshjen në dasmën e Marinës, reagon ashpër Lori Hoxha, shihni çfarë thotë (Foto)

Edhe pse Marina Vjollca është larguar nga Top Channel, ajo nuk mund të mos ftonte në dasmën e saj, familjen Hoxha nga të cilët ishin të pranishëm Lori, Sara, Ledioni dhe Vjollca Hoxha. Sado e bukur të dukesh, në fund je e sharë, është ajo shpreja tipike shqiptare.

Dhe kjo i ka ndodhur pikërisht Lorit. Veshja e saj me një fustan të zi elegant, i hapur te shpatullat dhe i gjatë deri në fund të këmbëve por në një pjesë transparent, nuk u ka pëlqyer disa portaleve, prej ngjyrës së zezë.


Lajmet e fundit nga yjet seksi shqiptare (Foto)
Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga yjet seksi shqiptare (Foto)

Por, kjo e ka bezdisur Lorin dhe menjëherë ka bërë një kërkim në “Google” duke shkruar “A mund të vishet ngjyra e zezë në dasmë” e në rezultat del se e zeza është gjithmonë një opsion që s’të lë në baltë.

Duke u nisur nga kjo, Lori ka reaguar ashpër në Instastory ku shkruan: “Ju lutem mos më etiketoni në lajmet tuaja fallco. Janë të mërzitshme, ofenduese dhe sinqerisht pa lidhje”.

Lori Hoxha mbetet prej personazheve më atraktive shqiptare.

Ajo vazhdon të jetë ‘single’ dhe pa të dashur. /Telegrafi/