LAJMI I FUNDIT:

Renditja e re e klubeve sipas UEFA-s

Renditja e re e klubeve sipas UEFA-s

Duke nisur nga ky sezon, UEFA ka modifikuar mënyrën e përllogaritjes së pikëve të skuadrave në renditjen e këtij organizmi për klube.

Me rregulloren e re zhduket koeficienti i kombësisë, që ishte sa 20% e pikëve të grumbulluara nga skuadrat e të njëjtit shtet, që u shtohej pikëve të secilës skuadër përfaqësuese të atij vendi.

Modifikimi tjetër ka prekur koeficientin e kombësisë, që do të përdoret vetëm për ato skuadra që kanë luajtur pak ose aspak në Europë në 5 vitet e fundit. Vlera më e vogël e këtyre skuadrave, nëse do të jetë më e ulët sesa koeficienti kombëtar, do të rritet deri në kuotën e kombit në fjalë.


Renditja aktuale do të shërbejë për të përcaktuar kokat e grupeve dhe pjesën tjetër të vazove në momentet kur të hidhen shortet për fazat kualifikuese dhe ato të grupeve të Champions League dhe Europa League, duke nisur nga sezoni i ardhshëm, transmeton TCH.

Milani, për shembull, që sapo ka nisur ngjitjen pasi ra shumë në renditjen kontinentale në fillim të këtij viti, duhet të vazhdojë të sigurojë fitore në ndeshjet e vlefshme për turet kualifikuese, në mënyrë që të mund të rikuperojë disa pozicione në fund të fazës së kualifikueseve, e për të arritur më tej të paktën 15 apo 20 vende më lart gjatë fazës së grupeve të Europa League.

Por, nëse për Milanin pritet vetëm përmirësim, lajme negative vijnë për Interin. Zikaltrit kanë humbur një tjetër vend në renditje – dhe janë parakaluar nga Karabaku i Ansi Agollit, – duke mbajtur aktualisht vendin e 76 në renditjen e UEFA-s për klube, minimumi historik për këtë klub.

Ja renditja aktuale e UEFA-s për klube:

1. Real Madrid 134 pikë

2. Atlético Madrid 116

3. Barcelona 111

4. Bayern Munich 110

5. Juventus 107

6. Sevilla 94

6 Paris Saint-Germain 94

8. Borussia Dortmund 83

9. Manchester City 82

10. Benfica 80

11. Arsenal 74

14. Chelsea 68

15. Manchester United 66

30. Roma 43

Në trend Sport

Më shumë
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Bundesliga
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori