LAJMI I FUNDIT:

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Janj Oblak është bërë lojtari i parë nga Atletico Madridi që ka pranuar në mënyrë sportive humbjen përballë Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Los Blancos triumfuan përmes penalltive ndaj Los Cholchoneros, për të kaluar në çerekfinale të garës më të madhe për klube në Evropë.


Por, vëmendjen e këtij derbi e mori penalltia e ekzekutuar nga Julian Alavrez, me argjentinasin që preku paqëllimshëm me këmbën e djathtë topin, ndërsa po e godiste me të djathtën.

Alvarez realizoi, mirëpo goli u anulua nga gjyqtari Marciniak për prekje të dyfishtë, ndërsa Oblak është pajtuar me situatën.

UEFA lëshon letër zyrtare për penalltinë e diskutueshme të Julian Alvarez
Lexo po ashtu UEFA lëshon letër zyrtare për penalltinë e diskutueshme të Julian Alvarez

“Julian shënoi, por ai preku topin, çfarë mund të themi më shumë për këtë situatë, është e vështirë”, ka deklaruar fillimisht portieri slloven.

“Nuk kishim fat, mendoj se ky është shpjegimi. Unë nuk e pash goditjen, as Julian nuk më tha asgjë”.

“Kur e pash reagimin e gjyqtarit (për prekjen e dyfishtë nga Alvarez), e imagjinova se ka ndodhur”.

“Unë e besoj se ka ndodhur, nëse nuk ka ndodhur do të ishte keq, por unë e besoj”, ka shtuar më tej Oblak.

Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet
Lexo po ashtu Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

UEFA ka sqaruar se Alavrez e kishte goditur topin dy herë, andaj edhe ishte anuluar penalltia e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Salla

Salla "1 Tetori" gati për spektaklin e Kampionatit Evropian të eSports

eSports
Skenari i shkëmbimit mes Real Madridit dhe PSG-së del në pah disa orë para ndeshjes në Botërorin e Klubeve

Skenari i shkëmbimit mes Real Madridit dhe PSG-së del në pah disa orë para ndeshjes në Botërorin e Klubeve

La Liga
Barcelonës i është dhënë afat 23 ditor për të paguar 25 milionë euro për mbrojtësin

Barcelonës i është dhënë afat 23 ditor për të paguar 25 milionë euro për mbrojtësin

La Liga
Barcelona po konsideron një lëvizje shokuese për transferimin e yllit holandez

Barcelona po konsideron një lëvizje shokuese për transferimin e yllit holandez

Ndërkombëtare
Real Madridi merr dritën jeshile nga ylli i Liverpoolit për ta transferuar atë

Real Madridi merr dritën jeshile nga ylli i Liverpoolit për ta transferuar atë

Ndërkombëtare
Milani dëshiron një sulmues – dy emra të njohur nga Liga Premier janë në shënjestër

Milani dëshiron një sulmues – dy emra të njohur nga Liga Premier janë në shënjestër

Serie A
Kalo në kategori