LAJMI I FUNDIT:

“Live” me Dafina Dautin, këngëtarja flet për albumin e saj më të ri (Foto/Video)

“Live” me Dafina Dautin, këngëtarja flet për albumin e saj më të ri (Foto/Video)

Këngëtarja e njohur Dafina Dauti vazhdon të jetë shumë e angazhuar në muzikë.

Ajo ka publikuar së fundmi albumin e saj më të ri me këngë live, këngë të cilat janë zgjedhur me kujdes për shijen e publikut.


Në një intervistë për Telegrafin, këngëtarja Dauti ka treguar për punën e madhe që ka bërë për realizimin e këtij albumi, për të cilën ndjehet e kënaqur që arriti ta finalizojë.

“Albumi më ka marrë shumë kohë duke marrë parasysh që është live dhe është projekt i një natyre të re nga ana ime. Por tërë kjo punë kishe edhe shumë kënaqësi normalisht. Jam e lumtur që në këtë album kam shumë këngë, prej të cilave të preferuarat mija janë “Martesë pa dashni” nga Buraku & Grupi Fama dhe “Ushtarit tim” nga Adelina Ismaili. Albumi im gjendet në Youtube, dhe po ashtu do ta shpërndaj te publiku në koncertet e mija dhe në disa pika të autorizuara”, tha Dafina Dauti për Telegrafin.

Të vish me një album në tregun muzikor të vitit 2017 nuk është aspak e lehtë, duke marrë parasysh piratërinë e madhe dhe rrjedhjen e këngëve online në Internet, nga ku publiku sheh gjithmonë e më pak interes për të blerë. E pyetur se sa e vështirë ka qenë për të t’i futet kësaj rruge për realizimin e një albumi, këngëtarja u shpreh: “Realisht sikurse të gjithë kolegët edhe unë po përballem me vështirësitë e tregut, të drejtës autoriale etj. Por dëshira që t’i mbledh dhe t’i këndoj disa nga këngët e preferuara për të gjithë fansat e mi, janë motivi kryesor për realizimin e këtij albumi”.

Ndërkohë Dafina vazhdon të jetë shumë e angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore, ndërsa thotë se kërkesat e fansave nëpër koncerte kanë qenë arsyeja kryesore që e kanë çuar drejt realizimit të këtij albumi.

“Angazhimet e shumta në mbrëmje të ndryshme janë tashmë konstante. Por kërkesat e të gjithë atyre që më kanë nderuar me pjesëmarrje në mbrëmjet e mija më kanë shtyrë që të realizoj një album live”, shtoi më tej ajo.

Muajt e nxehtë po afrojnë dhe estrada si gjithnjë janë shumë më produktivë në këtë stinë. Për Telegrafin, këngëtarja Dauti zbuloi se shumë shpejt do të vijë edhe me dy këngë të reja së shpejti.

“Shumë shpejt do të lansoj dy projektet e mija të reja, njëra do të jetë baladë, ndërsa tjetra më ritmike për sezonën e verës”, përfundoi këngëtarja për Telegrafin.

Në kanalin zyrtar të “Arkiva Shqip” në YouTube janë publikuar edhe këngët e reja të albumit “live” të këngëtares, të cilat tashmë publiku ka mundësinë t’i dëgjojë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Kalo në kategori