LAJMI I FUNDIT:

Era Istrefi në vendin e parë në YouTube me “Redrum” (Foto)

Era Istrefi në vendin e parë në YouTube me “Redrum” (Foto)

Era Istrefi vazhdon të shënojë sukseset e mëdha në arenën ndërkombëtare pas publikimit të projektit “Redrum”.

Klipi “Redrum” i cili e shfaqë këngëtaren tejet artistike dhe ekstravagante, po pëlqehet në Evropë.


Në YouTube trendet e Evropës menjëherë brenda ditës së parë Era Istrefi është ngjitur në vendin e parë si top trend në rrjetin më të madh social të videove, shkruan Telegrafi.

Çfarë fshihet pas “Redrum” të Era Istrefit? (Video)
Lexo po ashtu Çfarë fshihet pas “Redrum” të Era Istrefit? (Video)

Këtë kënaqësi e kanë ndarë edhe fansat e bukuroshes nga Prishtina që kanë publikuar imazhe të këtij suksesi në rrjetet sociale, teksa vet këngëtarja mbetet modeste duke shijuar suksesin e projektit në heshtje.

Era, e para në YouTube

“Redrum” theu dy rekorde brenda një dite, arriti mbi një milion klikime për 12 orë dhe arriti mbi 6 mijë komente brenda një dite, kryesisht komente ndërkombëtare. /Telegrafi/