LAJMI I FUNDIT:

Drita Stublla publikon inicialen e mashkullit që po e shoqëron në mbrëmje, Endrit Thaçi ‘i dyshuari’ kryesor? (Foto)

Drita Stublla publikon inicialen e mashkullit që po e shoqëron në mbrëmje, Endrit Thaçi ‘i dyshuari’ kryesor? (Foto)

Djali i presidentit Hashim Thaçit, Endriti dhe Drita Stublla, motra e kreatores së njohur Lia, kanë qenë kryetema e mediave rozë këtë javë.

Fillimisht u aludua se këta të dy janë në lidhje, gjersa një tregues i mirë për këtë ngjarje ishin rrjetet sociale, përmes të cilave u pa se Endrit Thaçit nuk i ikë asnjë postim i bukuroshes Stublla pa e pëlqyer në Instagram.


Drita Stublla merr gjithë vëmendjen e djalit të Thaçit, ndiqet hap pas hapi nga ai në rrjetet sociale (Foto)
Lexo po ashtu Drita Stublla merr gjithë vëmendjen e djalit të Thaçit, ndiqet hap pas hapi nga ai në rrjetet sociale (Foto)

Gjatë kësaj rruge në ‘lojë’ është futur edhe një bukuroshe tjetër, modelja Suzana Tahiri nga Vushtrria, për të cilën gjithashtu u hodhën polemika se ka kontakte të vazhdueshme me djalin e Thaçit, gjersa vet kjo e fundit të premten demantoi gjithë këtë lajm përmes rrjeteve sociale, duke e quajtur një gënjeshtër të madhe.

Reagon e apostrofuara e cila u përfol për 'lidhjen' me djalin e Thaçit (Foto)
Lexo po ashtu Reagon e apostrofuara e cila u përfol për 'lidhjen' me djalin e Thaçit (Foto)

Megjithatë duket se dy personazhet, Endriti dhe Drita, kanë fituar tashmë gjithë vëmendjen e publikut, të cilët më shumë se kurrë janë të interesuar të verifikojnë nëse lajmi për ta është i vërtetë apo jo?

Vet bukuroshja i ka shtuar “benzinë zjarrit” të thashethemeve për “lidhjen” e tyre, duke publikuar një fotografi mjaft të dyshimtë në llogarinë e saj personale në SnapChat.

Në fotografi, Drita tregon se është duke kaluar çaste të bukura nën shoqërinë e një mashkulli me gotat e verës, teksa në mbishkrimin e fotografisë shkruan shkronjën “E”, e cila është inicialja e djalit të presidentit.

Drita Stublla shoqërohet në mbrëmje nga një mashkull, inicialja e të cilit është “E”. Foto nga SnapChat.

Ajo nuk ka preferuar që të zbulojë fytyrën e mashkullit që e ka shoqëruar këtë mbrëmje, por kjo fotografi duket të jetë një shenjë ‘konfirmuese’, e cila dalëngadalë po e bashkon “enigmën” që shoubizi shqiptar ka vënë në synim. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Diddy është i tmerruar nëse do të shfaqen video të tjera të dëmshme, pasi ai u filmua duke rrahur ish-in Cassie Ventura

Diddy është i tmerruar nëse do të shfaqen video të tjera të dëmshme, pasi ai u filmua duke rrahur ish-in Cassie Ventura

Magazina
Don Xhoni dënohet nga policia, pasi bëri gara shpejtësie me Lamborghini në Tiranë

Don Xhoni dënohet nga policia, pasi bëri gara shpejtësie me Lamborghini në Tiranë

Magazina

"I shoh kokë më kokë" - Pas daljes, Françeska tregon se kush mund ta fitojë Big Brother-in

Magazina
Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Megan Thee Stallion merr vëmendje me një veshje ekspozuese rozë, gjatë turneut veror

Megan Thee Stallion merr vëmendje me një veshje ekspozuese rozë, gjatë turneut veror

Magazina
Kalo në kategori