LAJMI I FUNDIT:

Formacioni i vitit nga UEFA, dominim nga futbollistët e Realit dhe Barcelonës

Formacioni i vitit nga UEFA, dominim nga futbollistët e Realit dhe Barcelonës

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA ka publikuar formacionin më të mirë të vitit.

Ky formacion është përzgjedhur falë votave nga tifozët e futbollit që kanë mundur të votojnë në UEFA.


48% e votuesve ishin nga Evropa, 25% nga Azia, 10% nga Amerika e Jugut, 9% nga Amerika e Veriut, 7% nga Afrika dhe 1% nga Oqeania.

Për ta zgjedhur formacionin më të mirë të vitit kanë votuar gjithsej 7,146,715 votues.

Real Madridi dominon me katër futbollistë, pasi janë në formacion Cristiano Ronaldo, Toni Kroos, Luka Modric dhe Sergio Ramos.

Ndërkohë pas Realit vije Barcelona me tre, Lionel Messi, Andres Iniesta dhe Gerard Pique.

Juventusi prezantohet në portë me Gianluigi Buffon dhe mbrojtësin Leonardo Bonucci, ndërsa Jerome Boateng është nga Bayern dhe Antoine Griezmann nga Atletico Madrid. /Telegrafi/