LAJMI I FUNDIT:

Aktori shqiptar ‘selfie’ me Jean Claude Van Dammen (Foto)

Aktori shqiptar ‘selfie’ me Jean Claude Van Dammen (Foto)

Klement Tinaj po vazhdon të krijojë karrierë prej aktorit në SHBA.

Së fundi, Tinaj ka realizuar një fotografi ‘selfie’ me aktorin legjendar, Jean Claude Van Damme.


“Legjenda është kthyer me një film të ri. “Hakmarrja” është duke u shfaqur në kinematë e SHBA-së! Shkoni dhe e shikoni atë”, ka shkruar Tinaj në Instagram, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë se ditë më parë aktori është shpërblyer me një çmim prestigjioz në Amerikë.

Bëhet fjalë për çmimin e parë të festivalit “International Independent Film Awards”, ku ka ardhur në saje të rolit kryesor në filmin me regjisor Lin Zhao, “Last Chance”. /Telegrafi/