LAJMI I FUNDIT:

Tatuazhi sekret i Fjolla Morinës (Foto)

Tatuazhi sekret i Fjolla Morinës (Foto)

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina së fundmi ka realizuar një tatuazh të ri në krahun e saj të djathtë.

Përmes rrjeteve sociale, Fjolla u ka prezantuar ndjekësve të saj këtë tatuazh të ri, i cili në dukje është një vizatim me një shkrim i cili ngjason në dedikim për dikë në veçanti.


E kontaktuar nga Telegrafi, këngëtarja Morina ka treguar se tatuazhi i saj i ri ka një kuptim personal që lidhet me jetën e saj.

“Është diçka personale, e këndshme dhe sekrete”, ka thënë Fjolla për Telegrafin, duke mos dashur të zbulojë më shumë rreth mbishkrimit në krah.

Ndërkohë gjatë verës, ajo pritet të publikojë një projekt të ri muzikor për fansat e saj. /Telegrafi/

Tatuazhi i ri i këngëtares Fjolla Morina. Foto nga InstaStory