LAJMI I FUNDIT:

Bekim Haxhiu: Nuk kam pasur ftesë për të dëshmuar kundër Kurtit

Bekim Haxhiu: Nuk kam pasur ftesë për të dëshmuar kundër Kurtit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka reaguar pas vendimit që gjyqtarit Beqir Kalludra për të gjobitur atë më 200 euro, për mos prezencë në gjykatë në cilësinë e dëshmitarit ndaj Albin Kurtit për hedhje të gazlotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Haxhiu me anë të një postimi në facebook ka thënë se nuk ka pranuar asnjë ftesë, thirrje apo njoftim nga gjykata për këtë rast.


Haliti: Nuk jam ftuar të dëshmoj ndaj Kurtit
Lexo po ashtu Haliti: Nuk jam ftuar të dëshmoj ndaj Kurtit

Më herët ka reaguar edhe deputeti tjetër i PDK-së, Xhavit Haliti, i cili ka pohuar se nuk kishte marrë ftesë prej gjykatës për të dëshmuar kundër kolegut nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ja postimi i plotë i tij:

Sot nëpërmjet medieve u njoftova se qenkam dëshmitar në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj deputetit Albin Kurti dhe se Gjykata Themelore në Prishtinë më paska shqiptuar masë ndëshkuese prej 200 Euro, në cilësinë e dëshmitarit për mos respektim të ftesës së Gjykatës.

Me përgjegjësi të lartë deklaroj se unë nuk kam pranuar asnjë ftesë, thirrje apo njoftim nga Gjykata Themelore e Prishtinës për rastin në fjalë. Sepse po ta pranoja një ftesë të tillë, sigurisht se do t’i përgjigjesha ftesës së Gjykatës.

Prandaj, kërkoj nga Gjykata të dëshmoj pranimin e ftesës nga ana ime dhe datën kur unë paskam marrë këtë ftesë për Gjykatë në cilësinë e dëshmitarit, sepse unë asnjëherë nuk kam pranuar një të tillë dhe si rrjedhojë nuk kam pasur si ta di se jam dëshmitarë në rastin e cekur sot nga Gjykata.

Po e shtroj vetëm një pyetje:

Pse Gjykatësi Kolludra ka shqiptuar dënimin prej 200 Euro, ndaj meje, Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit për mospjesëmarrje për të dëshmuar për këtë rast në gjykatë, por jo edhe ndaj deputetëve tjerë që kanë qenë në atë mbledhje të Kuvendit të Kosovës.

Gjykata duhet të respektoj Ligjin e Procedurës Penale dhe dispozita ligjore për thirrje të dëshmitarëve dhe për neglizhencë të saj, mos të tentoj të bëj balance me vendime gjyqësore, të cila duhet të jenë të drejta, të pa anshme dhe transparente.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori