LAJMI I FUNDIT:

Zëvendëskryeministrja shqiptare: Bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në, në nivelet më të larta

Zëvendëskryeministrja shqiptare: Bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në, në nivelet më të larta

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se Procesi i Berlinit po rezulton një mekanizëm i frytshëm në rrugëtimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.

Balluku ishte e pranishme në konferencën “Zbatimi i agjendës së gjelbër për prosperitet ekonomik dhe shoqëror në Ballkanin Perëndimor”, nga ku bëri të ditur se bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe me BE-në është në nivelet më të larta.


“Kjo edhe falë lidershipit të qeverisë gjermane për sa i përket Procesit të Berlinit, një platformë që ka vërtetuar se është mekanizëm i frytshëm në rrugëtimin e vendeve tona drejt BE-së, duke jetësuar reforma dhe projekte të cilat na sjellin më pranë realizimit të objektivave kombëtare dhe atyre të lidhura me anëtarësimin”, tha Balluku.

Sipas saj, kriza energjetike, më e rënda në shumë vite, vuri përpara një dileme shumë të madhe të gjitha vendet qofshin këto të vogla apo të mëdha.

“Tranzicioni i gjelbër apo siguria energjetike. Të vihesh para kësaj zgjedhje për të thënë të drejtën dhe të jesh vendimmarrës është një nga situatat më të vështira dhe këtë mund të faktoj vetë. Shumë vende u detyruan të shtyjnë apo të pezullojnë përkohësisht planet e dekarbonizimin, duke i dhënë prioritet sigurisë së furnizimit me energji për të gjithë abonentët. Kjo situatë risolli në vëmendje edhe një herë nevojën për të gjetur një ekuilibër të qëndrueshëm në politikat afatgjata ndërmjet interesave të zhvillimit ekonomik, atyre mjedisore, por edhe atyre sociale”, u shpreh ministrja.

Sipas saj, kjo çështje ishte në qendër dhe të samitit të Procesit të Berlinit në vitin e kaluar, pra në nëntor të 2022, ku liderët e vendeve të rajonit miratuan një deklaratë të përbashkët për sigurinë energjetike dhe tranzicionin e gjelbër.

“Në këtë samit, Gjermania lançoi gjithashtu dhe një nismë të quajtur “Partneriteti i klimës së Ballkanit Perëndimor”, për zhvillimin e një plani rajonal të energjisë dhe klimës me qëllim rritjen e mbështetjes dhe bashkëpunimin teknik dhe financiar mes Gjermanisë dhe rajonit, për të krijuar kushtet e nevojshme për implementimin e axhendës së gjelbër. Është thelbësore që ne të kemi një vizion të unifikuar se si duam që vendet tona të arrijnë në 2030 objektivat e vendosura apo në 2050, dhe të vendosura sigurisht nën mekanizma të Procesit të Berlinit, Komunitetit të Energjisë dhe udhëzimeve të Bashkimit Europian”, tha ajo.

Vetëm kështu, tha Balluku, mund të zhvillojmë politika dhe udhërrëfyes të cilët do të na çojnë në destinacionin e duhur.

“Pse unë përsëris dhe pse është e nevojshme që këto politika të jenë të unifikuara. Pse vizioni ynë duhet të jetë i unifikuar, pasi duke marrë parasysh tregun e energjisë, por duke marrë parasysh dhe impaktin mjedisor që industria apo prodhimi i energjisë, trafiku, gjithçka tjetër, transporti mund të krijojë, në rast se nuk do të ketë një vizion të unifikuar, ne kemi parasysh që vendet nuk funksionojnë në mënyrë të izoluar dhe vendet si për prodhimin e energjisë, si për përdorimin e energjisë, si për karbonin që prodhohet nga transporti apo nga industria janë të afektuara pasi të gjitha këto, ashtu si efektet pozitive edhe ato negative fatkeqësisht apo fatmirësisht janë ‘cross border’”, deklaroi zv/kryeministrja.

Ajo theksoi se është po aq e rëndësishme që këto instrumente politikbërës të kenë stabilitet afatgjatë.

“Stabilitet afatgjatë, pasi ndoshta për shkak të krizës të 2022 ne arritëm të shikonim se çfarë ndodh kur politikat ndryshohen shpesh. Çfarë ndodh kur nisim një politikë dhe themi që jo për gazin nuk do të investojmë. Dhe më pas na del në skenë se duhet të investojmë për gazin dhe për më tepër duhet të krijojmë pavarësi dhe siguri energjetike, pasi një pjesë e rajonit tim, por edhe të gjithë Ballkanit, ndoshta dhe Evropës ishte e varur nga gazi rus”, tha Balluku.

“Kështu që sot parashikohet që të ngrihen infrastruktura dhe të kemi molekula që nuk vijnë nga Rusia dhe infrastruktura të jenë të pavarura. Ky është një ndryshim rrënjësor i politikave të vendosura deri në 2022, siç është rasti i dekomisionimit të reaktorëve nuklear në Gjermani, por më pas Bashkimi Europian përmes një strategjie të një politike të re vendos të mini reaktorët të cilët po dizenjohen dhe po prodhohen sot në Francë të konsiderohen si burime të rinovueshme”, shtoi Balluku.

Ndaj theksoi ajo, ndryshimi i vazhdueshëm i politikave dhe mosdizejnimi i politikave afatgjata kanë kosto ekonomike të rëndësishme dhe kanë efekte vonuese të proceseve në të ardhmen.

Balluku deklaroi më tej se sektori i energjisë reagon shpejt dhe ndjeshëm ndaj incentivave, ndaj politikave nxitëse që promovojnë eficiencën e energjisë dhe reduktimin e konsumit çka duhet të jetë pjesë thelbësore e të gjithë politikës dhe e të gjithë procesit të Ballkanit Perëndimor.

“Ne identifikuam gjatë 2022, duke qenë në vështirësi për sa i përket energjisë se një nga çelësat e suksesit për të vazhduar përpara dhe për të pasur atë që ne shumë e duam pavarësinë dhe sigurinë energjetike u desh që të aktivizoheshin të gjithë instrumentet për eficiencën energjetike. Pra për të ruajtur sa më shumë energjinë dhe kjo tregoi që sigurisht me incentivat e duhura nga organet të cilat zbatojnë politikat energjetike siç janë ministritë, siç janë ndërmarrjet apo agjencitë e tjera një intensifikim i edukimit të popullsisë se çfarë është eficienca energjetike tregoi se padyshim ishte një ndihmë shumë e madhe në një kohë të vështirë”, tha Balluku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori