LAJMI I FUNDIT:

Udhëheqësit e BE-së dënojnë aneksimin e territoreve ukrainase nga Rusia

Udhëheqësit e BE-së dënojnë aneksimin e territoreve ukrainase nga Rusia

Këshilli Evropian, që mbledh së bashku liderët e BE-së ka thënë se “refuzon dhe dënon pa mëdyshje” aneksimin e territoreve ukrainase nga Rusia, për të cilin tha se nuk kishte ndikim ligjor.

Më herët, Putin ka organizuar një ceremoni nënshkrimi dhe ka mbajtur një fjalim duke festuar përvetësimin e katër rajoneve në Ukrainë – duke përfshirë pjesët e kontrolluara nga Rusia, Luhansk, Donetsk, Zaporizhzhia dhe Kherson.


Këshilli Evropian tha se Rusia kishte shkelur “në mënyrë të hapur” “të drejtat themelore të Ukrainës për pavarësi”.

“Ne kurrë nuk do ta njohim këtë aneksim të paligjshëm”.

Këshilli shtoi se “qëndron me vendosmëri” me Ukrainën dhe do të “forcojë masat e saj kufizuese” ndaj Rusisë.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, tha se masa nuk do të ndryshonte asgjë dhe të gjitha territoret “të pushtuara ilegalisht nga pushtuesit rusë janë tokë ukrainase”. /Telegrafi/