LAJMI I FUNDIT:

U ka kënduar “1000 pranverave”, ku u tret Blertina Shabani? Këngëtarja e shndërruar në dizajnere flet për jetën e saj të re

U ka kënduar “1000 pranverave”, ku u tret Blertina Shabani? Këngëtarja e shndërruar në dizajnere flet për jetën e saj të re

Jo të paktë janë këngëtarët e rinj shqiptarë që kanë pasur rastin të shënojnë sukses që nga këngët e para që kanë publikuar. E tillë ishte këngëtarja Blertina Shabani, e cila e kishte filluar karrierë duke kënduar këngë për fëmijë, deri sa në moshën madhore do të arrinte te kënga “1000 Pranvera”, këngë e cila ende mbahet mend nga publiku.

Por, çfarë ndodhi me këngëtaren që dikur e këndoi këtë këngë? Befas, ajo u zhduk nga skena, e në qoftë se kontrollon në rrjetet sociale, mund të shohësh, se ajo vazhdon të jetë e suksesshme, vetëm se tash në një fushë krejt tjetër.


(Foto: Blertina Shabani/Instagram)

Prej vitesh, Blertina është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka filluar një karrierë të re prej dizajnereje.

Ajo vjen pas kaq shumë kohe në një intervistë për Telegrafin, për të na rrëfyer më shumë mbi jetën e saj, pas tërheqjes nga muzika.

“Për momentin jam në New York duke punuar në industrinë e modës. Nga muzika u tërhoqa sepse isha shumë e re dhe dëshiroja të vazhdoj studimet jashtë vendit, ku isha në Greqi për pesë vite. Gjithashtu industria e muzikës për të rritur ishte shumë ndryshe nga ajo e muzikës për fëmijë siç isha mësuar. Muzika vazhdon të mbetet inspirimi më i madh në jetën time. Çdo herë është pjesë e ditës time. Filloj dhe mbaroj ditën me muzikë. Gjithsesi nuk kam plane për projekte muzikore”, tha Blertina Shabani për Telegrafin.

Blertina Shabani, këngëtarja që’ braktisi’ muzikën për dizajnin (Foto: Blertina Shabani/Instagram)

E njëjta, ka zbuluar gjithashtu se sa është e vështirë për të që të depërtojë në tregun amerikan, por që duke u munduar, shpreson t’ia dalë mbanë.

“Amerika ka një treg shumë të fuqishëm të modës. Nuk është e lehtë të depërtosh në këtë industri, mirëpo nëse punon shumë dhe e adhuron këtë punë ashtu siç më pëlqen mua, ka mundësi të ngritesh”, tregon këngëtarja e kthyer në dizajnere.

(Foto: Blertina Shabani/Instagram)

“1000 pranvera” ishte kënga me të cilën Shabani ishte paraqitur në festivalin “Top Fest” në vitin 2009, gjersa më vonë do ta realizonte edhe me klip. Kjo këngë, siç tregon interpretuesja e saj, i ka krijuar asaj një lidhje vërtet emocionale dhe të veçantë.

“Kjo këngë më kujton kohët më të bukura kur kisha ëndrrat më të mëdha, por isha shumë e re për ta kuptuar se çfarë përmban një punë si kjo. Një klip që e kemi krijuar me shumë dashuri me produksionin Entermedia. Do të mbetet gjithmonë një kujtim shumë i bukur”, është shprehur tutje Blertina Shabani për Telegrafin.

Në përfundimin e bisedës, tashmë dizajnerja e New Yorkut thotë se ka ndër mend që të vazhdojë të punojë në profesionin e saj, ndërsa me muzikë nuk do të merret për momentin.

“Planet e mia për të ardhmen janë të vazhdoj të punoj në industrinë e modës. Gjithçka që punoj është një hap në drejtimin e krijimit të brendit tim. Jam shumë e lumtur në jetë dhe jam shumë optimiste për atë çfarë e ardhmja do më sjell”, ka përfunduar Blertina Shabani. /Telegrafi/

(Foto: Blertina Shabani/Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori