LAJMI I FUNDIT:

A do të jetë viti 2024 vendimtar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës – flet zëvendësministri Ahmeti

A do të jetë viti 2024 vendimtar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës – flet zëvendësministri Ahmeti

Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, duke pasur progres të dukshëm përgjatë rrugës.

Aplikimi formal ishte bërë në maj të vitit 2022, ku ministrja Donika Gërvalla dorëzoi letrën e interesimit për anëtarësim, duke zyrtarizuar kështu angazhimin e shtetit drejt procesit.


Lidhur me këtë proces, para pak ditësh në Kosovë qëndroi në një vizitë zyrtare edhe Dora Bakoyannis, raportuese për Komisionin e Çështjeve Politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Bokoyannis pritet të bëjë edhe një raport për Kosovën, ku nga Ministria e Punëve të Jashtme, presin që raporti të jetë pozitiv.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, në një intervistë për Telegrafin ka shpjeguar hapat që kanë ndërmarrë për anëtarësimin në KE.

“Përgjatë procesit të anëtarësimit në Këshillin e Evropës kemi pasur përparime të dukshme në këtë proces. Siç e dini në maj, ministrja Gërvalla ka dorëzuar letrën e interesimit, pra, ka bërë aplikimin formalisht. Hapi i parë i rëndësishëm ishte në shtator të vitit të kaluar, kur Departamenti ligjor i Këshillit të Evropës, deklaroi se nuk ka asnjë pengesë ligjore për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, e cila është më e madhja dhe më e vjetra në Evropë”, është shprehur ai.

Gjatë intervistës, Ahmeti tha se është i kënaqur se si Asambleja e ka trajtuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Vizita e saj ka shkuar shumë mirë, ajo ka pasur takime edhe me ne në Ministrinë e Punëve të Jashtme, me presidenten, me kryeministrin, me krye-parlamentarin. Ne presim që raporti i saj ta ndjekë këtë ritëm të shpejtë të punëve që e ka ndjekur edhe Asambleja Parlamentare në Përgjithësi, dhe jam optimist që do të jetë një raport pozitiv, dhe është shumë e rëndësishme që sa më parë Kosova të bëhet anëtare dhe qytetarët tanë të përfitojnë nga mekanizmat e saj”, ka pohuar ai.

I pyetur se kur pritet të finalizohet procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Ahmeti tha se nuk ka ndonjë afat, por që janë të angazhuar në këtë proces.

“Një karakteristik është se nuk ka afate, kjo mund të shihet si avantazh dhe si dizavantash. Tash po shihet se Asambleja Parlamentare si një organ që gjithmonë ka qenë më progresiv në Këshillin e Evropës, në raport me Federatën ruse, suspendimin dhe më pas përjashtimin e saj përfundimisht me vazhdimin e saj të luftës në Ukrainë. Po ndërmerr hapa më të shpejtë, është vështirë të them ndonjë datë, por ne punojmë që të ndodhë sa më parë. Në maj të vitit të ardhshëm është ministeriali, dhe vendimi i fundit do të merret aty”, tha ndër tjera ai.

Gjatë intervistës për Telegrafin, Ahmeti tha se ka progres në Kosovë dhe se kjo po vlerësohet nga organizatat ndërkombëtare.

Po ashtu, ai u deklarua edhe për përfitimet që do të ketë Kosova pas anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

“Përfitimet do të jenë edhe nga konventat tjera, në Gjykatën e Strasburgut, të gjitha ndryshimet pozitive që po i bën Qeveria e Kosovës, Këshilli i Evropës bëhet garant që të mbahen këto ndryshime. Është e padrejtë që vetëm tri vende të Evropës nuk janë në Këshillin e Evropës, Kosova dhe Federata Ruse dhe Bjellorusia, pra ne nuk i takojmë vendeve që janë të përjashtuara nga Këshilli i Evropës por vendeve demokratike që janë pjesë e Këshillit të Evropës”, shtoi ai.

Sa i përket masave që BE ka vendosur ndaj Kosovës për shkak të zhvillimeve në veri, Ahmeti tha se masat nuk kanë pasur asnjëherë kuptim.

“Këto masa asnjëherë nuk kanë pasur arsyeshmëri, nuk kanë pasur kuptim, përderisa e dimë që Republika e Kosovës dhe Qeveria e saj kanë qenë gjithmonë konstruktive në dialogun me Serbinë. Kjo u vërtetua edhe nga takimi i fundit në Bruksel, kur kryeministri ishte i gatshëm për nënshkrim. Masat do të duheshin t’i vendosin Serbisë, dhe jo Kosovës. Presim të largohen masat sa më pare”, potencoi ai.

Zëvendësministri Ahmeti në intervistë ka folur edhe për njohjet ndaj pavarësisë së Kosovës, ku theksoi se prioritetet mbesin pesë vendet e Bashkimit Evropian.

Gjithashtu, ai bëri të ditur se kanë pasur përparim të dukshëm në raportet me shtetin e Greqisë.

“Nga pesë vendeve të BE-së, ka pasur përparime. Jemi përballë me fushatën e Serbisë për fushatën e ç’njohjeve, e cila ka dështuar. Kemi thellim të raporteve me vendeve që na njohin dhe zgjerim të raporteve me vendet që nuk na njohin”, deklaroi ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori