Stela Narciso jeton në Sarandë që nga viti 2015, dhe menaxhon një biznes të sajin. Ajo erdhi në qytetin jugor për pushime 9 vjet më parë, dhe që nga ajo kohë vendosi të linte Italinë për një jetë të re.
9 vjet më parë, Stela Narciso, erdhi në vendin tonë, pasi një vajzë shqiptare që takoj rastëaisht i sugjeroi të kalojë pushimet këtu. Por ajo që ndodhi më pas është histori.
“Një vajzë shqiptare që e njoha ne Mykonos më tha pse nuk shkon të vizitosh Sarandën, por 9 vjet më parë nuk ishte kjo Saranda që është sot. Kur erdha këtu u dashurova menjëherë dhe vendosa se dua të hap biznesin tim këtu sepse burri im është picajol dhe ne kemi picerinë tonë në Puglia, dhe donim të sillnim gjithë kulturën tone të ushqimit”, tha ajo për Euronews Albania.
Fillimet për Stelën dhe të shoqin nuk ishin të lehta, fillimisht me mos njohjen e gjuhës dhe më pas me burokracitë e një biznesi të ri, por që ditën e parë në Sarandë ajo ndjeu aromë shtëpie.
“Ishte e vështirë në fillim se nuk kuptonim gjuhën, nuk ndërvepronim dot me vendasit por me kalimin e kohës të gjithë na ndihmuan me burokracitë ose manualisht dhe çdo gjë shkoi mirë”, tha ajo.
Me Sarandën është dashuruar dhe mendon të rrijë gjate. Miqve të saj ua sugjeron qytetin për biznes dhe për qetësi shpirtërore.
“Ua këshilloj gjithë italianëve që të investojnë në biznes apo në shtëpi, në apartamente sepse Saranda nuk është vetëm një vend për biznes, por është edhe vendi i një qetësie mendore. Këtu humbet sensin e kohës, dhe ne kemi nevojë për këtë që në Itali e kemi jetën intensive, plot orare. Do vazhdoj të rri për shumë vite sepse këtu e ndiej veten si në shtëpi”, tha ajo.
Saranda vit pas viti po tërheq gjithnjë e më shumë të huaj, që jetojnë dhe investojnë në biznese me fokus turizmin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMostrat biologjike të sulmuesve të Banjskës dërgohen për ekzaminim në Finlandë
Vdekja e ukrainaseve në Tiranë: Shërbenin si punonjëse seksi, shoqja e tyre çelës për zbardhjen e ngjarjes
“Albkings”, një muaj paraburgim për shpërndarjen e numrave të telefonave
Itinerari i Alma Arrazit, kjo ishte rruga që dyshohet se përshkoi 39-vjeçarja deri në aktin tragjik
Tragjedia në Shkodër, nëna me tre fëmijët nuk u hodhën nga ura, por dyshohet se u mbytën në bregun e lumit Buna
Roth: Nacionalizmi i krahut të djathtë triumfoi në RMV, goditje e rëndë për ambiciet e BE-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër