Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar sot mbi sulmin e qytetarëve rusë dhe ukrainas të arrestuar në uzinën e Gramshit.
Gjatë konferencës ditën e sotme me kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel, ai tha se është për të qeshur gjithë rëndësia që iu dha kësaj çështjeje dhe mënyra si u trajtua, pasi ajo uzinë nuk është një objekt i rëndësisë së veçantë, është thjeshtë një karakatinë e komunizmit, e cila është në atë gjendje sa i priten edhe dritat.
Ai u shpreh se me rëndësi është qëllimi i tyre në Shqipëri dhe për këtë gjë po punojnë hetimet të cilat pritet të nxjerrin në dritë rezultate.
“Mjegulla e ngritur mbi objektet e rëndësisë së veçantë ishte për të qarë dhe për të qeshur. Ato nuk janë objekte të rëndësisë së veçantë. Ata janë karakatina të skualifikuara nga objektet e rëndësisë së veçantë që në vitin 2012. Ato janë deri në pikën ku iu priten edhe dritat por kanë disa roje që janë për të mbrojtur atë perimetër nga zaptimet”, ka thënë Rama.
“Të thuash se po bëjnë spiunazh duke fotografuar mbetjet e komunizmit është qesharake. Ajo që duhet të na shqetësojë është që çfarë qëllimesh kanë këta persona në vendin tonë. I takon hetimit të nxjerrë më shumë, shqetësimi ynë është se çfarë qëllimesh kanë këta persona. Duhet të shohim nga hetimi dhe gjykimi se cili është qëllimi i vërtetë.
Të flasësh për cenim të sigurisë kombëtare se u shfaqën disa persona të dyshimtë është e drejtë po se u shfaqën duke fotografuar ca mbeturina të komunizmit është qesharake. Por se çfarë fshihet pas kësaj, që u bë e madhe me ndihmën tuaj, do të zbulohet nga hetimet”, ka shtuar Rama. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë