LAJMI I FUNDIT:

Arrestimi i tre ‘spiunëve’ në Gramsh, dalin detaje të reja – çfarë u gjet në çantën e 24-vjeçarit

Arrestimi i tre ‘spiunëve’ në Gramsh, dalin detaje të reja – çfarë u gjet në çantën e 24-vjeçarit

Janë zbardhur detaje të reja lidhur me arrestimin e tre shtetasve të huaj që u kapën në Gramsh, të dyshuar si spiunë rusë.

ABCNews mëson se njërit prej të arrestuarve, 24-vjeçarit ukrainas Fedir Alpatov, në çantën e sekuestruar veç sendeve të tjera i janë gjetur edhe tre bidona me vrimë të shpuar.


Referuar të dhënave të policisë, por edhe rasteve të mëparshme gjatë aksioneve të uniformave blu nëpër banesa, rezulton se bidonat mund të jenë përdorur për konsumimin e lëndëve narkotike.

Kujtojmë që pasditen e 20 gushtit pranë Uzinës së Përpunimit të Armëve në Gramsh, u pikasën 3 shtetas të huaj të cilët po tentonin të hynin fshehurazi në godinë.

Dy ushtarakët shqiptarë Ardjan Xhaka dhe Ardi Bici, janë afruar dhe ju kanë kërkuar të largohen, por në këtë moment ka ndodhur një përplasje fizike mes tyre dhe shtetasve rusë, ku njëri prej tyre ka përdorur sprajj paralizues duke lënduar dy ushtarët shqiptarë.

Pas ngjarjes dy ushtarakët janë dërguar pra trajtim mjekësor në spitalin e Traumës, ndërsa 3 shtetasit e huaj janë arrestuar.

Tre shtetasit e huaj kanë dalë sot para gjykatës në Elbasan e cila ka vendosur masën arrest me burg.

Ndër akuzat e Prokurorisë së Elbasanit është dhe ajo e spiunazhit.

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori