LAJMI I FUNDIT:

Përshkrimi letrar i luftës bërthamore

Përshkrimi letrar i luftës bërthamore
Ilustrim

Lufta Bërthamore nga Annie Jacobsen, e cila është nominuar për çmimin Pulitzer, përdor intervistat me zyrtarët e sigurisë – dhe një prozë të ngjeshur – për të rrëfyer apokalipsin nuklear.

Nga: Steven Poole / The Daily Telegraph (titulli origjinal: This is how nuclear war would begin – in terrifying detali)
Përkthimi: Telegrafi.com


Çfarë ndodhë nëse një central bërthamor në Kaliforni goditet nga arma bërthamore e lëshuar nga Koreja e Veriut? Shumë njerëz, brenda rrezes prej 14.5 kilometrave, avullohen ose digjen deri në vdekje, ndërsa reaktori do të shkrihej duke shkaktuar shi vdekjeprurës me copëza të uraniumit radioaktiv. Dhe, në këtë zinxhir të imagjinuar të ngjarjeve, ky është vetëm fillimi. Një tjetër raketë shkon drejt Uashingtonit. Imazhet e resë së kërpudhave shkaktojnë panik në rrjetet sociale. Pastaj, përsëri, siç vëren në këtë libër gazetarja finaliste e çmimit Pulitzer, Annie Jacobsen, shkatërrimi i uzinës në Kaliforni do të kishte efektin e shkëputjes së përhershme nga rrjeti social i njohur më parë si Twitter. Pra, nuk janë të gjitha lajmet të këqija.

Lufta Bërthamore: Një skenar [Nuclear War: A Scenario] është përshkrim që të lë pa frymë, minutë pas minute për mënyrën me të cilën, falë paranojës së dukshme të Koresë së Veriut, lufta globale termonukleare papritmas mund të shpërthejë. Bazohet në qindra intervista me shumë zyrtarë sigurie, tashmë në pension, dhe në informacionet pak a shumë të deklasifikuara në domenin publik. Ajo që mbërthen shkëlqyeshëm është kaosi emocional në të cilin liderët do të zhyten në situatën e tillë: Jacobseni përshkruan pamjen bindëse e shqetësuese të një presidenti amerikan në panik, të tmerruar, të cilit i jepen vetëm disa minuta për të vendosur nëse do të hakmerret duke goditur me armë zjarri Phenianin – përpara se raketa e parë të godasë, për t’iu bindur doktrinës aktuale të ShBA-së, “Sulmo pas paralajmërimit” – ndërkohë që i bërtet shoqëruesi që varion nga i maturi deri tek i çmenduri. Këto janë skena nga Dr. Strejnxhlovi.

Dr. Strejnxhlovi, 60 vjet pas: Misteri i kryeveprës së Kubrickut për Luftën e Ftohtë
Lexo po ashtu Dr. Strejnxhlovi, 60 vjet pas: Misteri i kryeveprës së Kubrickut për Luftën e Ftohtë

Libri i Jacobsenit gjithashtu detajon logjikën e çmendur të përshkallëzimit të hakmarrjes që pason, dhe kontributin e madh në katastrofën që shkaktohet nga teknologjia jo e besueshme. Mbrojtja raketore amerikane thjesht nuk funksionon gjatë gjysmës së kohës. Presidenti urdhëron sulm masiv në Korenë e Veriut (përpara se arma tjetër bërthamore koreane të godasë Uashingtonin dhe të rrëzojë helikopterin për arratisje), por trajektorja e raketave bërthamave, për të goditur objektivin, kalon mbi Rusinë. Sistemi rus i alarmit të raketave është i çrregullt dhe ata mendojnë se ka dy herë më shumë raketa që vijnë drejt tyre nga Qarku Arktik. Kërkojnë të flasin me presidentin në telefon, por presidenti nuk gjendet askund. (Ai është në gjah në një pyll.)

Koreja e Veriut më pas e shpërthen një armë bërthamore, në hapësirën mbi ShBA-më, duke shkaktuar impuls masiv elektromagnetik që shkatërron rrjetin elektrik dhe e gjithë infrastruktura merr teposhtën. Në fund, nga krenaria e lënduar – pa marrë asnjë përgjigje – rusët i lëshojnë raketat e veta, para se ato amerikanet të kalojnë rrugën e tyre për në Phenian. Më pak se një orë pas shpërthimit të parë në termocentralin kalifornian, bombat ruse shkatërrojnë kryeqytetet e Evropës; 14 minuta më vonë, një mijë raketa ruse godasin objektivat në Amerikë. Gjysmë miliard njerëz vdesin. Dimri bërthamor afrohet. Së shpejti, ushqimi nuk rritet në hemisferën veriore.

Përgjatë librit, Jacobsen është mjaft skeptike për idenë e parandalimit, e cila është mënyra se si të gjitha fuqitë bërthamore i justifikojnë rezervat e armëve të tilla. Megjithatë, duhet pranuar se, për shkak të parandalimit, nuk ka shpërthyer asnjë luftë bërthamore në gati 80 vjet dhe se shtetet e rrepta që kërkojnë të marrin armë bërthamore, nga Koreja e Veriut e deri në Iran, këtë pikërisht e bëjnë sepse e dinë se duke qenë të armatosura, do ta pengojnë ndërhyrjen – me forcë në punët e veta – nga superfuqitë armiqësore. Kur këtë e lejon, kjo përputhet me njohurinë, siç shkruan Jacobsen, se “lufta bërthamore është e çmendur. Çdo person që kam intervistuar për këtë libër e di këtë. Çdo person”.

Veprat që parashikuan të ardhmen
Lexo po ashtu Veprat që parashikuan të ardhmen

Të mendosh për çmendurinë, kjo ndoshta është sfiduese për letërsinë e dikujt. Sa i përket stilit, Lufta Bërthamore duket se është shkruar për ata që i shohin romanet e Dan Brownit si shumë të sofistikuara. Ka shumë paragrafë me fjali emocionale. Për planet historike të emergjencës për luftën bërthamore, autorja shkruan, pa pasur nevojë: “E ashtuquajtura e paimagjinueshme, dhe megjithatë jo e papritur”. Nëndetëset e armatosura bërthamore, të cilat në një minutë mund të zbrazin nga tubat e veta raketat balistike ndërkontinentale, quhen “shërbëtorët e apokalipsit” – sa herë që ato përmenden. Fjalët ndonjëherë janë të ngatërruara ose të tepërta, ose të dy këto. Pothuajse çdo gjë është “e tmerrshme” ose quhet “Dita e Kiametit”.

Pra, si vepër letrare, Lufta Bërthamore është inferiore ndaj dokunovelës së ekspertit të kontrollit të armëve, Jeffrey Lewis, Raporti i Komisionit 2020 mbi sulmet bërthamore të Koresë së Veriut kundër Shteteve të Bashkuara [The 2020 Commission Report on the North Korean Nuclear Attacks Against the United States, 2018] i të cilit ka formë më bindëse hulumtuese për një hetim zyrtar për një shkëmbim bërthamor midis Kim Jong-unit dhe Donald Trumpit. Por, libri i Jacobsenit ofron përmbledhje më të arritshme dhe më të thellë të fakteve shqetësuese në lidhje me historinë, planifikimin dhe shkatërrimin bërthamor, ndërsa trajtimi i Putinit dhe kasapëve të tij – megjithëse ajo që Kina bën gjatë kësaj ore apokaliptike, çuditërisht nuk përmendet kurrë – krijon një skenar të intensitetit që çon në një fund shumë më të keqe për të cilin askush nuk mbetet as për ta shkruar një raport zyrtar. Meqë afrohemi te zgjedhjet presidenciale në ShBA në nëntor, për momentin të dy librat mund të duken të pakëndshëm. /Telegrafi/