Për t’u ndier i përfshirë në traditat dhe zakonet e një vendi, mund të shëtisësh nëpër botë, duke marrë pjesë në evenimentet dhe festat më të bukura dhe me ngjyra. Më poshtë ju sjellim disa prej festivaleve me të famshme dhe skenografike. Aktivitete që zhvillohen çdo vit dhe ku ja vlen të marrësh pjesë një herë në jetë.
Holi ose Festivali i ngjyrave që zhvillohen në Indi.
Tommorowland është festivali i muzikës elektronike më i madhi në botë dhe zhvillohet në Belgjikë, në pyllin e Chattahoochee.
Karnavalet e Venezias, janë një ndër më të famshmet në Botë. U bë festë publike në 1296.
Festivali ndërkombëtar i balonave të Albuquerque. Mbahet në Neë Mexico dhe në festivalin që zgjat nëntë ditë, fluturojnë rreth 750 balona.
Burning Man, është një festival, që zhvillohet në Nevada, në një qytet në shkretëtirën Black Rock, një festival për artin dhe kulturën, me rastin e Labour Day, në shtator. Manifestimi mbyllet me djegien e një kukulle prej druri 30 metra e lartë.
La Tomatina, sipas një legjende, lufta me domatet e Bunol në Spanj ka datuar në 1945, kur banorët e e qytetit hodhën nga dritaret e shtëpive të tyre perime kundër krijesave magjike dhe të bezdisshme të pyllit. Në ditët e sotme, në muajin gusht, rreth 20 mije njerëz bashkohen mes tyre për të bërë mes tyre një luftë të vërtetë me domate. Rreth 150 mijë domate, përdoren çdo vit në këtë festë shumë zbavitëse.
Festa e ujit, zhvillohet çdo muaj prill në rrugët e Birmanisë, të cilët mbushen me ‘luftëtare uji’, për të festuar vitin e ri budist. Për të filluar mirë vitin, nevojitet të lahen të gjitha mëkatet e vitit paraardhës, me një luftë të vërtetë me ujë.
Festa e fenerëve, është festa ku mbyllen festimet, në Azi, për vitin e ri hënor. Në këtë ditë vizitohen tempujt duke çuar atje fenerë dhe më pas, në fund të festimeve, ato lëshohen në qiell. Një mënyrë simbolike për të përshëndetur të shkuarën dhe pritur të ardhmen. /BW/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNastradin Hoxha në kujtimet e Nasho Jorgaqit
Disa mësime nga historia, për Lindjen e Mesme të ditëve të sotme
Jeta në komunizmin shqiptar
Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
Makthi që është realitet
Rrëfimi i Bekim Fehmiut, pas mbarimit të xhirimeve të serialit ‘Odisea’
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?