Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ka prezantuar rezolutën pas debatit parlamentar lidhur me gjendjen e pandemisë COVID-19 në Kosovë, mirëpo ajo nuk ka kaluar pasi që deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë votuar kundër.
Deputeti i PDK-së Uran Ismaili ka prezantuar të gjitha pikat e rezolutës:
1. Obligon Qeverinë e Republikës së Kosovës për marrjen e masave, veprimeve e vendimeve për sigurimin e vaksinave anti-COVID-19 të nevojshme si dhe të mjeteve dhe medikamenteve mjekësore dhe shëndetësore për menaxhimin e situatës pandemike, në afat prej më së largu një muaj nga miratimi i kësaj rezolute,
2. Bazuar në Ligjin Nr. O7/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës, obligon Qeverinë e Republikës së Kosovës që të bashkëpunoj me IKSHPK-në për të miratuar planin për vaksinim të qytetarëve me vaksinën anti-COVID-19 dhe i njëjti të bëhet publik, të jetë transparentë me qëllim që qytetarët të kenë sa më shumë informata për procesin e imunizimit të qytetarëve.
3. Obligon Qeverinë e Republikës së Kosovës për zgjerimin e kapaciteteve logjistike për sigurimin e regjistrave demografik dhe krijimin e databazave dhe aplikacioneve në nivel komunal dhe qendror për qëllime të vaksinimit efektiv të qytetarëve;
4. Obligohet Qeveria e Kosovës që të zbatojë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike me qëllimin të stimulimit të profesionistëve shëndetësor dhe stafin mbështetës.
5. Konfirmon zotimin që Republika e Kosovës përmes legjislacionit të miratuar, do të angazhohet për t’i dalë në ndihmë përmes mbështetjes financiare, grupeve të caktuara shoqërore, shëndeti i të cilëve rrezikohet si rezultat i punës së tyre në shërbim të shtetit dhe shoqërisë që lidhet me menaxhimit e pandemisë së virusit Covid-19;
6. Përfituesve të mbështetjes financiare nga pika 5 e kësaj rezolute, do të ofrohet mbështetje si në vijim:
6.1.Të gjithë të punësuarit në sektorin publik të cilët me veprimtarinë e tyre përballen me menaxhimin pandemisë COVID-19, stimulohen dhe mbështeten financiarisht. Profesionistët shëndetësor mbështeten me pagesë shtesë prej treqind euro (300 euro), ndërsa punëtorët jo shëndetësor me pagesë shtesë prej dyqind euro (200 euro), për muaj mbi pagën bazë për muajt prill, maj dhe qershor 2021. Burimi i financimit për mbulimin të mbështetjes financiare nga pika 5 dhe 6 e kësaj rezolute, sigurohet nga buxheti i Republikës së Kosovës:
7. Kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës, që në afat sa më të shkurtër kohor të ndërmerr veprimet e nevojshme ligjore për zbatimin e mbështetjes financiare të përcaktuar në pikën 5 të kësaj rezolute. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë