LAJMI I FUNDIT:

Pastrimi etnik i Pejës me rrethinë dhe kthimi Biblik

Pastrimi etnik i Pejës me rrethinë dhe kthimi Biblik

Kështu, qeveritë serbe, në prag të luftërave ballkanike, kishin bërë një plan sekret me të cilin synonte që përmes luftës shqiptaro – turke, të përgatiste terrenin për shpartallimin dhe shfarosjen e kombit shqiptar, që ishte e vetmja pengesë që i dilte përballë politikës pansllaviste për t’i pushtuarskelet e Adriatikut jugor.

Planin për dëbimin, shpërnguljen, shkombëtarizimin ose zhdukjen e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike kishte përgatitur ose përqafuar edhe Qeveria e Malit të Zi dhe mbreti i saj ”Krajl” Nikolla Petroviq.


Për këtë qëllim do të përdoreshin metodat më perfide duke filluar nga intrigat e grackat në planin diplomatik deri te lufta e hapur, territori shtetëror e gjenocidi.

Në planin serbo – malazias ndër të tjera thuhej: ”Me të gjitha mjetet duhet nxitur konfliktin sa më të madh në mes të turqve e shqiptarëve në mënyrë që kundërthëniet midis tyre të bëhen aq të thella sa të mos mund të përmirësohen më kurrë. Ne duhet tu japim ndihma shqiptarëve sepse kjo metodë është e nevojshme për luftën kundër ushtrisë turke. Por, në të njejtën kohë, duhet të kujdesemi që të mos e humbim besimin e turqve dhe të mos i pengojmë shumë turqit që revolucionin shqiptar ta shuajnë me gjak. Në këtë mënyrë do të rraskapitën edhe shqiptarët edhe turqit e pastaj të dy palët duhet të shpartallohen me anë të Aleancës Ortodokse”.

Në bazë të këtij plani serbo – malazezët do të bëjnë çmos që shqiptarët të mbetën pa trung, pa të drejtë për jetë, liri, prone, shkollimi, pa të drejtë që të kenë një ardhmëri të tyren kombëtare, por të jenë të destinuar për shkombëtarizim, dëbim ose shpërngulje nga trojet e veta stërgjyshore.

Politika e këtillë sllave në kontinuitet ekoncipuar që në ”Neçartanien” programatike te Ilia Garashanit në vitin 1844 do të evulojë në politikë shtetërore të Serbisë e të Malit të Zi për asgjësimin e kombit shqiptar jo vetëm në tokat e pushtuara prej tyre, por në përgjithësi. Me këtë qëllim politika do ta thërret në ndihmë edhe kuazishkencën serbo – malazeze. Në lidhje me këtë mjafton të përcillet literaturë e proveniences serbe. Në vitin tetëdhjetë të shekullit XIX shqiptarët në literaturën serbe do të quhen Arbanasi.

Pas afro dy dekadave shqiptarët në politikën dhe kuazishkencën serbe do të quhen me emërtimin që për shqiptarët përdorej në gjuhën dhe në politikën turke ”Arnauti” ose edhe ”Turci” (turq) – me një qëllim perfid që si pjestar të konfisionit islam edhe si nacionalitet shqiptarët të identifikoheshin si ”turq osmanlinj”.

Me mbarimin e luftërave ballkanike kur u vërejt se shqiptarët ishin diferencuar nga osmanllinjtë, në literaturën serbe (Jovan Tomiq etj.) filloi të përdorej me të madhe shprehja Arnautashi me qëllim që qarqet evropiae ta pranonin qëndrimin serb ”kemi të bëjmë me sllavë të shqiptarizuar” apo të ”albanizuar”.

Ç’është e vërteta, të ashtuquajturit shkencëtarë serb bënin gara se cili prej tyre do të shkoj më larg në shpikjen e ”termave” me të cilat do t’i emërtonin shqiptarët, duke u munduar t’i paraqitnin jo si komb, por si pjestar nacionalitetesh apo fisesh të ndryshme të islamizuara, e kishte edhe kuazishkencëtar e politikanë , si ish – kryeministri i Qeverisë Mbretërore serbe , dr. Vladan Gjorgjeviç, që i quante një ”grumbull fisesh”, apo si e kishin zakon t’i quanin shqiptarët në mënyrë përbuzëse e poshtëruese ”llavë fisesh” (”çopor problema”, duke aluduar në ”çopor vukova” – llavë ujqish).

Megjithatë, kjo nuk do t’i pengoj serbët që t’i quajnë shqiptarët edhe ”myslimanë të gjakut tonë të Serbisë Jugore” (Jovan Haxhi Vasileviq: ”Muslimani nase krvi u Juznoj Serbiji”). Për më tepër, ky term do të përdorët edhe në korrespodencat diplomatike serbe lidhur me shqiptarët që nga viti 1912 kur ishin vënë lidhjet me Turqinë kah duhej të orientoheshin shqiptarët për shpërngulje në masë.

Por, rrethanat do të ndërrojnë dhe ndjenja kombëtare shqiptare do të forcohet gjithnjë e më tepër. ”Fajin për këtë, sikurse edhe për ngritjen e ndërgjegjës kombëtare shqiptare, serbët do ta ”kërkojnë” edhe në politikën austriake e italiane. Ndërkaq, politika pansllavista shihte një shans të saj edhe në shfaqjen në skenë të Kemal Ataturkut, i cili e krijoj shtetin dhe kombin turk, i cili do bëhej tërheqës edhe për kombet e tjera të islamizuara, të mbetura nën sulmet e vazhdueshme ose edhe të pushtuara nga sllavët e grekët në Ballkan.

Dhe, për t’i nxitur qarqet evropiane se në viset e okupuara shqiptare më 1912 ”kemi të bëjmë me një racë aziatike”, politika zyrtare serbe dhe qarqet diplomatike serbo – malazeze, të gjithë shqiptarë filluan t’i quajnë turq.

Në këtë rrafsh politik e psikologjik qarqet politike serbo – malazeze e luftuan politikën e shqiptarëve për emancipimin kombëtar pothuaj gjatë tërë shekullit njëzet.

Duke parë se tërë populli shqiptar do të gjendej para një katastrofe të tmerrshme, patrioti e politikani i shquar shqiptar, hasan Prishtina”, më 1912 do të dal para kombit me fjalët më të guximshme historike të theksuara në shekullin e kaluar: ”Bajmë be dhe japim besën e burrave, se kemi me ba çfarëdo flijimi në kjoftë nevoja kemi me i ba kurba me duart tona robet e fëmijët tanë” – gjithnjë për t’i shëruar plagët dhe për ta përgatitur sheshin e luftës së re për liri e pavarësi të popullit shqiptar në një Shqipëri të lirë, të pavarur, demokratike dhe të përparuar.

Në frymën e këtij kushtrim do të betohet edhe Isa Boletini në Vlorë: ”Armët e mia nuk ja kam dorëzue as sulltan Hamidit, as sulltan Reshatit, as krajl Petrit e as krajl Nikollës. Pra, nuk kam me ja dorëzue as krajl Jorgut. Kisha mu largue pa luftë nga Vlora për mos me e damtue, por jam i rrethuar nga deti e nga toka. Vendosni si të doni, por unë jam i shtrënguem me e ba dekën bashkë me shokët e mi të Kosovës, këtu nëpër rrugët e Vlorës..”

Me këtë orientim në nivel të politikës kombëtare, Fan Noli do të përpiloj një program kombëtar, i cili që nga viti 1913 e tutje do të bëhet detyrë dhe obligim i çdo shqiptari për të qëndruar në trojet e veta dhe për të ndihmuar ndërtimin e vendit në të gjitha fushat e jetës me qëllim që kombi shqiptar të zërë dhe të ruaj vendin aty ku e ka – në familjen e popujve evropianë.

Krimet ndaj popullsisë shqiptare dhe shpërngulja nga zona okupuese e Malit të Zi në vitet 1912 – 1918

Teritori i Pejës dhe rrethinës gjatë luftërave ballkanike me 1912 – 1913 do të okupohet nga ushtria malazeze ndërkohë që procesi i shkatrrimit të mbrojtjes turke zgjati vetëm 26 ditë, nga 26 shtatori deri me 22 tetor, 1912. Me okupimin e Pejës e të rrethinës nga ushtria malazese aty filloi të vendoset sistemi okupues me qëllim që këto vise shqiptare të shndërroheshin në toka sllave.

Format e para të pushtimit të vendbanimeve shqiptare, malazezët do t’i fillonin duke bërë likuidime në kontinuitet, gjithnjë me pretekst të çarmatimit të popullsisë së okupuar shqiptare dhe të mbledhjes së armëve.

Pas një kohe do të fillojnë me metodat e konvertimit të shqiptarëve në fenë ortodokse në mënyrë që prej fillimit të 1913 të vazhdojnë me format e dëbimit dhe të shpërnguljes së shyqiptarëve në Turqi, perms limanit të Tivarit.

Mirëpo, përdornin edhe forma të tjera brutale të presionit për të krijuar atmosferë të pasigurisë totale për shqiptarët, duke filluar nga çarmatimi i shqiptarëve e mbledhja e armëve deri te likuidimi fizik i tyre. Pos kësaj, ata jo vetëm që i mbyllën dhe i ndaluan ato pak shkolla në gjuhën shqipe që ekzistonin në Pejë, Gjakovë, Irzniq, Cërmjan, etj., por e ndalonin edhe përdorimin e gjuhës shqipe në vendet publike, shqiptonin dhe zbatonin aty për aty denime e ndalesa të ndryshme. Te gjitha këto me qëllim që popullsia shqiptare të shpërngulej në masë dhe të ndahej përgjithmonë nga vatrat e veta.

Ҫarmatimi dhe mbledhja e armëve në shërbim të krimeve e të shpërnguljes së shqiptarëve

Shpërnguljes së shqiptarëve nga zona e Kosovës, e cila ishte e okupuar nga forcat ushtarako – policore e bashobozuke të Malit të Zi, i paraprijnë krimet që bënin këto forca dhe pushteti malazias në popullatën shqiptare. Kështu, me të vendosur të pushtetit në një pjesë të Kosovës, Mali Zi, me qëllime të caktuara politike, ndërmarrin aksion masiv për çarmatosjen e popullsisë shqiptare dhe mbledhjen e armëve gjoja me qëllim që të siguronte rendin e qetësisë, e në të vërtetë që të bënte pastrimin etnik të viseve të okupuara dhe të fillonte kolonizimi i tyre me malazez.

Por, menjëherë pas vendosjes së ushtrisë malazeze në këtë pjesë të territorit të Kosovës filluan të keqësohen edhe marrëdhëniet midis Malit të Zi dhe Serbisë. Për më tepër, në Sanxhak e deri në rrethin e Gjakovës, madje edhe në qytetin e Gjakovës, u krijua një lloj “dypushteti” i Malit të Zi dhe i Serbisë. Në këtë mënyrë, pozita e Malit të Zi lidhur me kufijtë me Shqipërinë u aktualizuan edhe në planin ndërkombëtar. Kështu, marrëveshja serbo – malazeze, e arritur gjatë muajve maj – tetor 1912, do te mbesin çështje të pazgjidhura në planin e politikës së tyre në Ballkan e sidomos në lidhje me qëndrimin e tyre ndaj shqiptarëve dhe trojeve shqiptare në përgjithësi.

Okupimi i një pjese të territorit të Kosovës nga ana e ushtrisë malazeze para qeverisë malazeze shtroi nevojën e strukturimeve territoriale dhe administrative. Njësitë themelore territoriale administrative regjionale u formuan në Pejë më 21 tetor dhe në Gjakovë më 25 tetor.

Në rajonin e Pejës atëherë u formua e ashtuquajtura Kapetania e Pejës me pesë komuna fshatare ku përfshiheshin 101 fshatra me 5,545 shtëpi dhe 33,985 banorë, prej të cilëve 26,734 shqiptarë të konfesionit mysliman; 2,146 shqiptarë të konfesionit katolik dhe 5,105 banorë të konfesionit ortodoks. Edhe në rajonin e Gjakovës u formua Kapetania me 37 fshatra, 4,341 shtëpi dhe 28,640 banorë, që të gjithë shqiptarë.

Pushteti administrativ në territorin e Pejës në fund të prillit të vitit 1913 udhëhiqej nga Radomir Veshoviq, kurse në Gjakovë nga Mashan Bozhoviq.

Para këtyre, tërë pushteti civilo – ushtarak e kishte në dorë Jovan Plamenac. Mirëpo, përkundër dhunës e terrorit që e ushtronte si dhe kërcënimeve ndaj popullit, pushteti tregohej i paaftë ta mbante “rendin dhe qetësinë” sepse shqiptarët kurrsesi nuk e pranonin okupimin, prandaj, as të ashtuquajtura “Urdhëresa” të 16 dhjetorit të vitit 1913 rreth definimit të organizimit territorial – organizativ nuk përmirësuan asgjë në rrafshin politik. Përkundrazi, situata po përkeqësohej intenzivisht.

Në fillim, politika malazeze ishte e orientuar në sigurimin e territorit të Plavës, Gucisë, të Pejës e Gjakovës – sepse në këto treva shumica dërmuese e popullsisë ishte shqiptare.

Në Guci sigurinë e “mbante” një batalion i ushtrisë malazese. Ky batalion, në bashkëpunim me pushtetin civil malazez kontrollonte Plavën dhe Rugovën, Në Pejë ishin stacionuar dy batalione të Brigadës së Durmitorit, që komandoheshin nga Lukiq Vojvodiq dhe Jovan Plamenac.

Në Gjakovë ishin vendosur gjashtë batalione të Brigadës së Vasojeviqeve, nën komandën e Radomir Veshkoviqit.

Në pjesën e Gjakovës që ishte okupuar nga ushtria sere, ishin vendosur katër batalione serbe, të cilat kishin urdhër të shtinin me armë zjarri kundër popullsisë së vendit në çdo çast.

Në territoret e pushtuara së shpejti u formuan gjykatat e kapitanive. Në Guci, gjykates ishte emëruar Aleksa Cukiq, , në Rozhajë – Prekopie Vekoviq, në Pejë – Sefedin Bej Mahmut Begolli, dhe në Gjakovë – Bogdan Popoviq.

Sipas të dhënave, gjykatat punonin sipas një “Kodeksi policor”, interpretimi it ë cilit kur kishte të bënte me shqiptarët ekstremizohej deri në pëmasa më të larta. Ekstremizmi në ndarjen e drejtësisë ndaj shqiptarëve, natyrisht, kishe për qëllim friksimin e tyre dhe krijimin e parakushteve për shpërngulje.

Pushteti gjyqësor, ekzekutiv dhe administrative në territoret e okupuara ushtrohej me deformime të mëdha. Në lidhje me këtë, kuptohet, bëheshin ankesa të ndryshme. Ndërkaq, qarqet serbe e përcjellnin situatën dhe kishin ambicie për ta zaptuar terë Kosovën. Atëbotë flitej se serbët do ta shkatërronin Cetinën dhe se nuk do t’i lejonin malazezët të plaçkitnin nëpër Kosovë. Por, këtyre zërave nuk ua vinte veshin kush në Mal të Zi dhe shqiptarët pësonin në dy zonat e pushtuara.

Në këso situate, mbreti i Malit të Zi, Nikolla Petroviq, formoi një komision në formë misioni për të hulumtuar keqtrajtime ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe jashtë saj. “Komandant” i këtij misioni u emërua Pavle Vujisiq e anëtarë ishin katër officer, shtatë “përjanikë” (gardistë) dhenjëzet ushtarë, Ky komision prej 20 nëntori deri me 14 dhjetor 1912, vizitoi Rozhajën, Plavën, Gucinë dhe Pejën. Komisioni I dërgonte mbretit shënime por ai nuk kënaqej me informatat e tij dhe vazhdonte të thoshte se dhunuesit po e kompromitojnë emrin malazias.

Kështu, i pakënaqur me punën e këtij komisioni, mbreti Nikollë, në fillim të dhjetorit 1912, formoi dhe e dërgoi në terren komisionin e ri, të udhëhequr nga Joko Joviçiq dhe Mihajlo Plamenac. Pore dhe ky komision dështoi tërësisht në punën dhe në misionin që kishte marrë për të kryer.

Atëherë, mbreti Nikollë emërtoi komisionin e tretë me Gjura Vërbicën në krye. Për të vendosur rendin e qetësisë, sigurinë personale e të pronës, ky komision, në fund të prillit të vitit 1913 i ndërroi funksionarët e pushtetit në Plavë e Guci e në fillim të majir 1913 edhe në Pejë e Gjakovë. Atëherë u formua edhe një komision pë “zbulimin” e keqpërdorimeve.
Jo vetëm kaq. Gjatë prillit ishte formuar edhe në komision i përzier malazezo – austriak për zbulimin e krimeve, sepse Mali i Zi ishte obliguar që popullsisë së qetë t’i siguronte të drejtat njerëzore dhe qytetare.

Komisionet e shumta amorfe, që gjoja i hulumtonin krimet, kishin për qëllim vetëm zhagitjen e zgjidhjës së problemeve sepse synimi i pushtetit okupues serbo – malazias ishte që shqiptarët të friksoheshin dhe të shpërnguleshin. Ky pushtet kishte ishte për bazë dhunën e krimin pastaj , nëse edhe zbulohet ndonjë ekzekutor i krimit dhe i dhunës, dënimet eventuale të dhunuesve e të kriminelëve ishin vetëm formale dhe provizore.

Aksioni për çarmatimit e shqiptarëve dhe mbledhjen e armëve ishte forma më e mirë për arysetimin e terrorizmit të shqiptarëve në viset e pushtuara. Për mënyrën e zhvillimit të këtij aksioni dhe terrorin që bëhej mbi shqiptarët informohej hollësisht edhe mbreti i Malit të Zi, Krajl Nikolla.

Ndërkaq, komisionet që formonte mbreti, gjoja për pengimin e dhunës gjatë zhvillimit të këtij aksioni ishin vetëm farsë për tu arsyetuar para Evropës dhe për ta qetësuar ndërgjegjën e saj për krimet që bëheshin ndaj një popullsie të pambrojtur.

Ishte kjo edhe një manovër për të kënaqur kërshërinë e austriakëve që duhej të intervenoonin për ta mbrojtur këtë popullsi e cila me të drejtë e priste ndihmën e përkrahjen e saj e të qarqeve të tjera ndërkombëtare të Evropës e të botës, e cila vetëm dy tre vjet më vonë do të gjendet në flakën e Luftës së Parë Botërore , e nxitur dhe e ndezur pikërisht nga ata që po e masakronin popullsinë shqiptare të kësaj ane par syve të Evropës.

Në këto rrethana, shqiptarët të cilër përbënin shumicën absolute në territoret e okupuara të Plavës e të Gucisë, të Pejës e të Gjakovës, që gjithashtu e kishin okupuar malazezët, ishin në rrezik të madh sepse qëllimet e Malit të Zi ishin që shqiptarët të shfaroseshin ose të shpërnguleshin prej këtyre trojeve dhe ky të mbetej territor i pastër për kolonizimin e sllavëve.

Fushatën e dhunës, e cila zbatohej përmes çarmatimit dhe mbledhjes së armëve, Qeveria Malazeze orvatej ta arsyentonte duke thënë se po luftonte anarkinë ngase qarqet në pushtet gjoja kishin konstatuar se ”tërë populli ishte i armatosur”. Por, me çfarë të drejte ndërkombëtare Mali i Zi i kërkonte armë e qetësi në viset e okupuara, kur para tetorit të vitit 1912 në këto vise nuk kishte jetuar asnjë malazias! ”Sigurimi” i terrenit nuk bëhej, pra për kurrfarë filantropie por për shkak të obligimeve ndërkombëtare që ka okupatori ndaj të okupuarve në bazë të normave ndërkombëtare.

Ky është edhe një indikator evident se për ç’arsye formoheshin ato komisione, meqë i ashtuquajturi ”çarmatim i shqiptarëve” dhe aksioni për mbledhjen e armëve, natyrisht, vetëm nga shqiptarët, se popullsi malazeze edhe kështu nuk kishte atëherë në këto troje, kishte filluar menjëherë pas okupimit të këtyre viseve. Në këtë aksion ishin përfshirë shqiptarë në territorin e Bijello – Polës, të Peshterit, të Baranës, të Pejës e të një pjese të gjakovës.

Por, në një pjesë të rrafshit të Kosovës oficerët malazez ishin udhëzuar t’i çarmatosin edhe serbët vendas. Të cilët visheshin njësoj si shqiptarët dhe nuk mund të dalloheshin se a ishin serbë apo shqiptarë.

Internimi i shqiptarëve në kampet malazeze

Në territoret që kishte pushtuar Mali i Zi, fushata e çarmatimit nuk po i jepte rezultatet e para. Në janar të vitit 1913 Qeveria Malazeze dha urdhër për kthimin e armëve që mbaheshin me leje. Kur edhe kjo metodë nuk dha ndonjë rezultat, pushteti okupues përdori taktikën që random e përdorin okupatorët. Ushtarët, xhandarët, dhe policët malazez filluan t’i nxjerrin shqiptarët nga shtëpitë e tyre dhe t’i mbyllin nëpër kampe të përqëndrimit.

Shqiptarët internoheshin në kampet malazeze të Podgoricës dhe të Nikshiqit. Kështu, sipas të dhënave, vetëm në kampin e Nikshiqit në fillim të shkurtit të vitit 1913 ishn mbyllur 323 shqiptarë nga Peja, Plava, Gucia dhe Tuzi.

Me zgjerimin e aksionit të çarmatimit dhe të mbledhjes së armëve, si mjet për t’i shpërngulur shqiptarët nga trojet e tyre, ky aksion u shtri edhe në territorin e Gjakovës, prej nga filloi gjithashtu internimi i shqiptarëve në kampet malazeze të përqëndrimit. Në fillim të marsit të vitit 1913, thuhet në një informatë se 232 shqiptarë të Gjakovës nuk duhet të dërgohen në kampin e robëve të luftës, por në kampin e Nikshiqit, i cili nuk e kishte tretmanin e robëve të luftës.

Në territorin e Kosovës të okupuarnga Mali i Zi, burgoseshin zakonisht bajraktarët shqiptarë, kryepleqtë e lagjeve e të fshatrave, tregtarët e njerëzit e tjerë kryesisht, pra paria e shqiptarëve.

Shprëngulja e Shqiptarëve nga Peja e rrethina në Turqi në vitet 19818-1941

Shprëngulja e shqiptarve nga Peja e rrethina në mes të dy luftërave botërore do të vazhdoj me intensitet të shtuar. Qarqet shtetërore serbe, menjëherë pas riokupimit të Kosovës e të trojeve të tjera etnike shqiptare, në bazë të autorizimeve zyrtare, do të fillojnë me forma të ndryshme të presionit-në fillim nëpër qytete e pastaj nëpër fshatra.

Me qëllim të pastrimit etnik të tokavë të pushtuara, terrori do të vazhdoj po me ato metoda që ishin praktikuar gjatë viteve 1912-1915, duke terrorizuar sidomos fshatërat kompakte shqiptare, siҫ ishin ato në Rugovë, Lugë të Baranit, etj.

Aksioni i parë që shenohet në dokumente, ishte edhe tash ҫarmatimi i fshatrave shqiptare-mbledhja e armëve nga shqiptarët dhe armatimi i kolonistëve serb. Për ta kryer këtë akcion, pushteti ekupues serb formoj një rrjetë të fortë të stacioneve të gjandarmërisë, të cilave u ndihmonte ushtria. Kah gjysma e vitit 1919, pushteti serb filloj të angazhonte reparte të tëra ushtarake kundër popullsisë së pa armatosur shqiptare. Motivet e pushtetit serb ishin të ulëta, urrejtëse, raciste, parafashise-me synim të pastrimit etnik të tokave shqiptare dhe kolonizimit të tyre me serbë e malazez.

Një metodë tjetër që përdorte okupatori serb në Pejë e rrethinë si dhe në pjesët tjera të Kosovës, ishte marrja peng e antarëve të familjeve të kaҫakëve, të cilët, për qëllime Nacionalҫlirimtare, kishin dalur nëpër male duke fliuar edhe jetën dhe pasurinë e tyre.

Pa u vënë në levizje Rugova, nuk mund të të vihet në levizje Kosova

Në muajt e parë të vitit 1920, pushteti ekupues serb arriti t`i shprëngulte në Turqi familjet e para shqiptare nga qyteti i Pejës-pas luftës së parë Botërore. Organet serbe të pushtetit-të qarkut dhe të rrethit-urdhëruan qarqet ushtarake që ta intensifikonin procesin e shprenguljes në Turqi dhe të bënin presion sidomos në fshatërat e Rugovës.
Pa u vënë në lëvizje Rugova – thoshin atëherë serbët-nuk mund të vihet në levizje Kosova.

Për këtë qëllim, organet serbe në nivelin më të lartë kishin pregaditur planet e programet e veta të përpunuara deri në hollësi. E për zbatimin e tyre në territorin e Pejës e të rrethinës dalloheshin atëherë sidomos një far Punisha Raҫiq me ndihësit e tij. Sipas të dhënave nga burimet serbe, deri ne vitin 1925 në territorin e Pejës e të rrethinës ishin plaҫkitur ose masakruar në masë 41 fshatëra shqiptare. Ndërkaq në një analizë të komitetit të Kosovës nga viti 1941, nuk ka pasur fshatë a lagje në rrethin e Pejës ku nuk ka qenë burgorus e masakruar së paku dhjetë burra me autoritet.

Inicohet Konventa Jugosllavo-Turke për shprenguljen e shqitarëve

Traktativat jugosllavo-turke për shprënguljen e shqiptarëve nga Kosova e trojet e tjera etnike shqiptare, që kishin mbetur në Jugosllavi kanë vazhduar gjatë tërë kohës pas përfundimit të luftës së parë botërore dhe të “stabilizimit” të gjendjes së republikën e Turqisë dhe në mbretërinë e Jugosllavisë.

Kështu, ditëve të para të Nëntorit 1931 përfaqsija jugosllave në Ankara e njofton qeverinë e vetë në Beograd se me 17 nëntor 1933 Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Ruzhdi Aras, niset për Athinë dhe pastaj do ta vizitoj edhe Beogradin. Shpresojmë se me këtë rastë do të lidhej një marrëveshje e rëndësishme midis Turqisë dhe Jugosllavisë.

Për këtë marrveshje ishte konceptuar edhe projekti. Sipas kësaj marrveshje në emër të kompenzimit të pronave të shqiptarëve të shprëngulur , Jugosllavija duhet ti paguante Turqisë 17milion dollarë, prej të cilave 10 milionë menjëherë, e 7 milion në produkte natyrore brenda 2 viteve.

Shpërngulja e shqiptarëve nga Peja e rrethina në Turqi në vitit 1950-1965

Edhe pas luftës së dytë botërore, Kosova dhe trojet e tjera etnike shqiptare që ishin të okupuara nga Jugosllavia monarkiste, mbetën përseri nën okupacionin jugosllav, por fushata e shprënguljes së shqiptarëve në Turqi do të filloj pak më vonë.

Në të vërtetë gjatë vitit 1950 në Kosovë operonin disa misionarë politik të jashtëm me qëllim që të “krijonin” kombësinë turke dhe, përmes saj, të vazhdonin kontinuitetin e shprënguljes së popullsisë shqiptare të Kosovës në Turqi. Për këtë qëllim, qarqet politike të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Jugosllavisë, me në krye Aleksandër Rankoviqin angazhuan me mission të posaqëm Moma Markoviqin, Mita Milkoviqin dhe Dushan Mugoshen të cilët duhej të përfitonin sa më shumë shqiptarë që të deklarohen turq dhe në këtë mënyrë ,,hapin rrugën “ për shprënguljen më të lehtë dhe më masive të shqiptarëve në Turqi.

Moma Markoviq edhe para luftës kishte qenë në detyra partiake në Kosovë, kurse Mita Milkoviqi e Dushan Mugosha ishin aktivist e kuadra të partisë nga Peja dhe me siguri supozohej se do të kishin më shumë sukses në rajonin e Pejës e të rrethinës. Misioni i tyre në Pejë e rrethinë do ta përkrahin edhe disa karrierisë shqiptar që do të pranojnë ta ,,nderojnë kombësinë” dhe promovohen turq duke ëndërruar përfitime materiale dhe përparime në hierarkinë karrieriste, siҫ ju kishte premtuar, por keq u mashtruan sepse premtimet e serbeve kurrë nuk i shijuan.

Për shpejtimin e spastrimit etnik të Kosovës në nivel të Jugosllavisë u formua një komision i përbërë nga Aleksander Rankoviq, Kërste Cërrvenovski, Svetisllav Stefanoviq, Milan Bardosh, Leo Gershkoviq, etj. Ky komision, deri me 16 mars 1955, do të gjallëroj duke aktivizuar edhe disa agjentura turke në Pejë.

Në këtë vetprimtari kriminale në rrethin e Pejës do të angazhohet eksponenti i Dushan Mugoshës, oficieri i Sigurimit Shtetëror Jugosllav UDB-së, I quajturi Enver Hoxha, por edhe tre imam shtetëror të paguar nga shteti jugosllav.

Debimi dhe shprengulja e shqiptarëve nga Peja e rrethina në vitet 1990-1998

Procesi i dëbimit dhe i shprënguljes së shqiptarëve nga Peja e rrethina mori përpasa të veҫanta gjatë viteve 90-98, ky process përfshiu të gjitha rajonet e Pejës dhe të gjitha fshatërat e rrethinës së Pejës, sikurse edhe të gjitha viseve tjera të Kosovës.

Mirëpo, për ndryshim nga viset e tjera të Kosovës shqiptarët e Pejës e të rrethinës së saj, në disa faza të periudhës së viteve 1990-1998, i kanë qenë nënshtruar më tepër dhunës e terrorit shtetëror serb. Për këtë shkak edhe dëbimi dhe shprëngulja e shqiptarëve nga këto treva në këto faza ishte intensive.

E njejta politikë e pushtetit okupues serb dhe e organeve të tij ndaj qytetarëve shqiptarë të Kosovës , te qytetarët shqiptarë të Pejës, e të rrethinës u reflektua në forma të veҫanta dhe herë herë morri dimensione më të mëdha në pikpamje sasiore dhe më të vrazhda në pikëpamje cilësore.

Gjatë këtyre viteve, nga komuna e Pejës u shprëngulën qytetarë të të gjitha moshave dhe të të dy gjinive. U shprëngulen individualisht e pjesërisht edhe me familje. Motivet e shprënguljes ishin gati të njejta, sikurse edhe ne viset tjera të Kosovës: dhuna, dëbimet nga puna, ikja nga sherbimi ushtarak në të ashtuquajturën Armatë Popullore Jugosllave, uzurpimi i shkollave dhe I fakulteteve, pasiguria qytetare, shkatërrimi i sistemit të shëndetsisë, i mbrojtjes sociale e I sigurimit pensional e invalidorë, plaqkitja e pasurisë kolektive e individuale, etj.

Nën ndikimin e këtyre faktorëve diskriminuese, të dhunimit e të terrorit shtetërorë serb, të organeve policore e paramilirare bashibozuke, 10.142 qytetarë shqiptarë të Pejës e të rrethinës e braktisën vendlindjen dhe u detyruan të kërkojnë strehim e mbrojtje në shume vende të Evropës e të Amerikës, e madje edhe të Australisë, të Zelandes se Re, etj.

Në kuadrin e territorit të Pejës u shfaqën ndryshime kuantitative në procesin e dëbimit dhe të shprënguljes së shqiptarëve në periudhën e viteve 1990-1998. Në qendrat e banuara më tepër me shqiptarë kishte më shumë të dëbuar. Kështu, nga Kapeshnica, Radavci, Barani e Ragova kishte më shumë të dëbuar sesa nga pjesët e tjera të qytetit dhe të Komunës së Pejës.

Dispersioni i të shprëngulëve nga Peja dhe rrethina paraqitet në tabelën që po japim në vijim.

Dhe kur serbët përgaditeshin për ti realizuar planet e veta shekullore për një Kosovë pa shqiptarë, në skenë doli UҪK-ja dhe kushtrimi i komandantit legjendar Adem Jashari të cilit rinia shqiptare i`u përgjigjë ashtu si i`u kishte mësuar heronjtë tanë gjatë shekujve dhe pas gjenocidit dhe dëbimit të mbi 800.000 shqiptarëve, në Shqipëri 605.000, falë gjakut të dëshmorëve dhe miqëve tanë nga bota, NATO-së dhe SHBA-ve, pasoj kthimi i madhë që mahniti botën dhe që unë e quaj Kthim Biblik dhe të cilin e arsyetoj me dy gjëra kurciale e ato janë: Dashuria për Atëdhe dhe Gjuhë Amtare.

Në dhashtë Zoti që një mrekulli e tillë t`i ndodhë edhe vëllezërve nga trojet etnike në Maqedoni.

(Autori është kryesues i Departamentit për Diasporë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës)