Nuk ka dyshime për Vinicius Junior se kush e meriton Topin e Artë – jep emrin e një top lojtari

Në një deklaratë surprizë gjatë një dite të dedikuar për media në Real Madrid, ylli brazilian Vinicius Junior shprehu mbështetjen e tij për shokun e tij të skuadrës Jude Bellingham, në lidhje me çmimin prestigjoz individual në futboll – Topin e Artë.
“Unë do t’i jepja Topin e Artë, Bellinghamit”, u shpreh braziliani, duke treguar vlerësimin e tij për talentin dhe kontributin e mesfushorit të ri në futbollin modern.
Edhe pse ka pasur spekulime dhe rekomandime nga figura të shquara të futbollit që Vinicius ka potencialin për të qenë një fitues i mundshëm i Topit të Artë, ai njeh shanset që Bellingham ka për të konkurruar për këtë titull.
Shumë ikona dhe superyje kanë parashikuar që Vinicius të fitojë Topin e Artë, por shoku i tij i skuadrës Jude Bellingham gjithashtu ka një shans për ta fituar atë në varësi të mënyrës se si përfundon sezoni për të dy lojtarët.
Suksesi në kompeticionet e mëdha, siç janë Ligën e Kampionëve dhe Kampionatin Evropian, mund të influencojë rrjedhën e vendimeve për çmimin e Topit të Artë. Nëse Bellingham fiton Ligën e Kampionëve dhe Euron, ai mund të kalojë Vinin, por vetëm nëse braziliani nuk e merr në dorë Kupën e Amerikës.
Në fund, Vinicius zbuloi pjesë të metodave të tij të përgatitjes për ndeshje të mëdha, si përballja e pritshme kundër Dortmundit: “Unë i shikoj gjithmonë ndeshjet e qendërmbrojtësve dhe mbrojtësve të krahut me të cilët do të përballem. I kërkoj ekipit tim ta përgatisë atë për mua. E studioj, për të parë se si mund të përpiqen të më bllokojnë”, shpjegoi ai. Në mënyrë të mprehtë, ai shtoi një detaj të ri në regjimin e tij të përgatitjes: “Tani më duhet të shikoj edhe ato të portierëve, sepse ekzekutoj penallti”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Konfirmohet ora e saktë për duelin historik të boksit, Usyk - Dubois

Usyk dhe Dubois rikthehen në ring: Dueli i dytë me një rregull pak të njohur që mund të ndikojë në ndeshje

Bota e boksit përballet sot me një moment elektrizues: Parashikohet fituesi i mega-duelit, Usyk - Dubois

Zbulohet shuma që Barcelona duhet ta paguajë për ta blerë kartonin e Rashfordit

Publikohen detaje shokuese rreth stadiumit të ri të Man Utd – tifozët mbesin të shqetësuar

Nuk ka më ‘lojtarë të paprekshëm’, Real Madridi hap derën për largimin e yllit të ekipit

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Forbes lavdëron Shqipërinë si Mesdheun sekret

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë