LAJMI I FUNDIT:

Opsionet për ta siguruar vaksinën antiCOVID-19, premtimi për miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbje dhe zgjedhjet në Podujevë – ngjarjet që shënuan javën që lamë pas

Opsionet për ta siguruar vaksinën antiCOVID-19, premtimi për miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbje dhe zgjedhjet në Podujevë – ngjarjet që shënuan javën që lamë pas

Javën që lamë pas janë shënuar një mori ngjarjesh, ndërsa përveç se është paralajmëruar një pako e re prej 182 milionë eurove për rimëkëmbjen ekonomike, gjithashtu kryeministri Avdullah Hoti ka premtuar se këtë javë do të miratohet në Kuvend edhe Projektligji për rimëkëmbje ekonomike, e cila dështon të kalojë në mungesë kuorumi.

Po javën që lamë pas ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka përmendur tri opsione për të siguruar vaksinën anti-COVID-19.


Edhe Gjykata Speciale javën e kaluar refuzoi lirimin me kusht të Salih Mustafës, ndërsa, Zyra e Prokurorit të Specializuar në Gjykatën Speciale, ka paraqitur shtatorin e vitit 2021 si datën më të vonshme për fillimin e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Po javën e kaluar ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani ka shfuqizuar katër dekrete për konsuj të përgjithshëm, konkretisht për konsujt në Pragë, Lubjanë, Shkup dhe Tiranë.

Dekretet ishin nënshkruar nga ish-presidenti, Hashim Thaçi.

Zemaj: Kemi tri opsione për të siguruar vaksinën anti-Covid

Të hënën, më 23 nëntor është thënë se sigurimi i vaksinës anti-Covid ka filluar të shqyrtohet nga shumë shtete të fuqishme të botës por sa i përket vendit tonë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka treguar tri opsionet e mundshme për të arritur te vaksina.

“I kemi tri alternativa të mundshme: Njëra është përmes Organizatës Botërore të Shëndetësisë që është falas, e dyta është insistimi ynë për blerje direkte dhe e treta është përmes donatorëve siç mund të jetë BE-ja apo shtetet e fuqishme”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Armend Zemaj, përcjell Telegrafi.

Aktualisht, janë dy kompanitë amerikane, Pfizer dhe Moderna që kanë deklaruar se vaksinat e tyre janë 95% të efektshme, për tu mbrojtur nga ky virus, dhe janë në fazën e miratimit për përdorim urgjent.

Teksa, së fundi është edhe Universiteti i Oksfordit, që thotë se efekti i vaksinës së saj, arrin 70%, ndërsa është më e lirë por edhe më lehtë për përdorim.

Aktualisht, Gjermania pritet që vaksinën ta siguroj në gjysmën e dhjetorit, teksa Britania e Madhe po punon që kjo të ndodhë edhe më shpejt.

Hoti paralajmëron pako të re prej 182 milionë eurove për rimëkëmbjen ekonomike

Po të martën, më 24 nëntor kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka zhvilluar takim virtual me anëtarët e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime në Kosovë, i cili ndërlidh aktivitetet e Qeverisë dhe adreson sfidat e sektorit privat.

Hoti ka theksuar se përkundër situatës me pandeminë COVID-19, meqë sipas tij Qeveria ka siguruar funksionimin e shumicës së bizneseve.

Ai në këtë takim, ka rikujtuar se gjatë muajit tetor janë ndarë 87 milionë euro, prej të cilave 60 milionë u janë ndarë komunitetit të biznesit, duke u ndihmuar atyre që të qëndrojnë në treg.

Në këtë takim, Hoti ka kërkuar që anëtarët e këtij Këshilli të pajtohen për pakon e re për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2021, në shumë prej 182 milionë euro, si dhe për një listë të reformave për një pako të re fiskale, të cilat pritet të finalizohen në fillim të vitit të ardhshëm.

Mustafa: Javën e ardhshme takohemi me partitë për çështjen e presidentit

Të martën, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka paralajmëruar se gjatë kësaj jave do të organizojnë tryezë me paritë politike parlamentare për diskutuar lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit të ri të Kosovës.

Ai ka thënë se zgjedhjet duhet të shmangen dhe të gjendet një zgjidhje për presidentin.

“Nuk kemi biseduar për presidentin akoma me partitë. Mendojmë që në javën tjetër të ulemi të organizojmë një tryezë të përbashkët me partitë politike dhe të bëjmë përpjekje që ta gjejmë një zgjidhje që sipas opinionit tonë është më mirë të gjendjet tani sesa të shkojmë në zgjedhje” ka thënë Mustafa.

Specialja refuzon lirimin me kusht të Salih Mustafës, i njëjti mbetet në paraburgim

Gjykatësi i procedurës paraprake në Dhomat e Specializuara në Hagë, Nicolas Guillou, ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për lirimin me kusht të ish-eprorit të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të publikuar në faqen e Dhomave të Specializuara ku ndër arsyet e refuzimit përmendet se “pozicioni i Mustafës brenda aparatit të sigurisë dhe inteligjencës së Kosovës, që i siguron atij qasje në informacione dhe burime që do lehtësojnë çdo përpjekje për të ikur; pengojnë procedurat përmes ndërhyrjes në viktima dhe dëshmitarë, ose të kryejë krime të mëtejshme”, shkruan Telegrafi.

Ndërkaq, kryeprokurori i Speciales kërkon që gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve të nis jo më vonë se në shtator të 2021-së.

Haradinaj-Stublla i drejtohet Vuçiqit: Nuk ka leje për ju për të vizituar Kosovën përderisa nuk kërkoni falje për gjenocidin e kryer

Të mërkurën, më 25 nëntor,  ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka theksuar sërish se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk do të ketë leje për të vizituar Kosovën, përderisa nuk kërkojnë falje për gjenocidin e kryer ndaj popullit tonë.

Haradinaj-Stublla thotë se leje nuk do të ketë askush nga Serbia, dhe se ka përfunduar koha kur Kosova është keqpërdorë si monedhë transaksioni ndërkombëtar dhe si platformë për show politik për Vuçiqin dhe Serbinë.

“Nuk ka leje për ju për vizita në Kosovë përderisa nuk kërkoni falje për gjenocidin e kryer ndaj popullit tonë, dhe përderisa nuk vihen para drejtësisë ndërkombëtare përgjegjësit e atij gjenocidi”, ka shkruar ministrja në profilin e saj në Twitter. /Telegrafi/

Adem Grabovcit i vërtetohet dënimi për rastin “Pronto”

Gjykata Supreme javën e kaluar e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës së Apelit ndaj Adem Grabovcit, Ilhami Gashit dhe Sedat Gashi për shkeljen e statusit të barabartë të shtetasve të Kosovës, apo i njohur në publik edhe si rasti “Pronto”.

“Kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen penale kundër të akuzuarve A.G., I.G. dhe S.G., për shkak të veprave penale shkelja e statusit të barabartë të shtetaseve dhe banorëve të Republikës së Kosovës, duke vendosur lidhur me ankesën Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe ankesat e mbrojtësve të të dënuarve, të paraqitura kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës – Departamenti Special, pas mbajtjes së seancës publike, më 29 shtator 2020, me aktgjykimin PA.II.nr.3/2020, refuzoi si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve, A.G., I.G. dhe S.G., ndërsa e vërtetoi aktgjykimin e Gjykatës së Apelit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Supreme.

Gjykata e Apeli pati vendosur që Adem Grabovci të dënohet me dënim unik prej 1 vjet e 2 muaj burgim. Dënim ky i cili nuk do të ekzekutohet në rast se i akuzuar nuk kryen vepër tjetër penale në kohëzgjatje prej dy vitesh si dhe me dënim plotësues : heqja e të drejtës për t’u zgjedhur në kohëzgjatje prej 2 vitesh dhe ndalim i ushtrimit të funksioneve në Administratë Publike apo Shërbim Publik për 2 vjet.

Osmani shfuqizon katër dekrete për konsujt në Pragë, Lubjanë, Shkup e Tiranë

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani-Sadriu të mëkuarën ka shfuqizuar katër dekrete për konsujt në Pragë, Lubjanë, Shkup e Tiranë.

Përmes një komunikate Presidenca njofton se në përputhje me përgjegjësitë e saj kushtetuese si dhe bazuar në praktikat diplomatike e konsullore, Osmani ka shfuqizuar katër dekrete për konsuj të përgjithshëm, konkretisht për konsujt e përgjithshëm në Pragë, Lubjanë, Shkup dhe Tiranë.

“Sa i përket tri rasteve të para, bazuar në praktikën diplomatike e konsullore, konsullatat e përgjithshme, si rregull, nuk hapen dhe konsujt e përgjithshëm nuk emërohen në të njëjtin qytet ku ndodhet edhe Ambasada. Për më tepër, bazuar në informatat që na janë dërguar, për këta konsuj të përgjithshëm nuk kishte ekzekuaturë/pëlqim nga shteti pritës”, thuhet në njoftim.

Osmani po ashtu ka anuluar të gjitha konkurset në kuadër të Zyrës së Presidentit

Gjykata Speciale do të vazhdojë derisa Bashkimi Evropian të njoftojë për përfundimin e mandatit të saj

‘Mandati i Dhomave të Specializuara dhe i Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka vazhduar dhe do të vazhdojë derisa Këshilli i Bashkimit Evropian të njoftojë për përfundimin e mandatit të tyre, kanë njoftuar sot Dhomat e Specializuara të Kosovës.’

Kështu thuhej në një komunikate nga Haga dërguar mediave.

Siç njoftohet, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese (‘Dhoma Kushtetuese’) nxori aktgjykimin e saj mbi referimin e amendamenteve të propozuara të nenit 162 të Kushtetutës së Kosovës (‘Kushtetuta’), për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Hoti: Në javën e ardhshme do të votohet Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike

Të premten kryeministri Avdullah Hoti ka vizituar njërën nga veraritë në Suharekë, ku edhe ka premtuar se këtë javë do të votohet Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

Kryeministri Hoti ka thënë se do t’i japin mbështetje bizneseve dhe prodhimeve vendore, ku nga ky biznes 80 për qind e prodhimit del jashtë Kosovës, me shënimin “Made in Kosova”.

Ai ka premtuar se këtë javë do të kalohet Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike dhe do të definohen çështjet, ku përfshihen mjetet që do të marrin qytetarët nga kursimet e tyre por edhe lehtësira të tjera që do të bëhen për bizneset.

Hoti ka thënë se po punohet edhe për përgatitjen e pakos së re fiskale gjatë muajit dhjetor dhe se në mbledhjen e parë të janarit do të miratohet kjo pako.

KQZ shpall rezultatet preliminare – Shpejtim Bulliqi i LVV-së fiton Podujevën, Lista Serbe fiton në Veri të Mitrovicës

Të dielën janë mbajtur zgjedhjet për kryetar të komunës së Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut, ndërsa mbrëmë Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut.

Valdete Daka, kryetare e KQZ-së ka thënë në konferencë për media se Shpejtim Bulliqi (LVV), ka fituar  51.64 për qind, Nexhmi Rudari (LDK), 36.97 për qind dhe Naim Fetahu (PDK), 12.40 për qind.

Ndërkaq sa i përket rezultateve në Mitrovicën e Veriut, Lista Serbe me kandidatin Milan Radojeviq ka 89.86 për qind të votave, kandidati Erden Artiq nga LVV ka 3.68 për qind, Florent Azemi i PDK-së ka 3.54 për qind të votave dhe kandidati i pavarur Dushan Milionoviq ka 2.92 për qind të votave.

Daka ka theksuar se këto janë rezultatet preliminare të numëruara nëpër vendvotime. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori