Matjet e Shërbimit të Monitorimit të Ndryshimeve Klimatike të Bashkimit Evropian treguan se muaji mars ishte më i ngrohti në historinë e matjeve globale. Me këtë sezoni i zjarreve në pyje në natyrë, të cilat zakonisht janë karakteristike për fundin e majit ose fillimin e qershorit, ka filluar në fillim të këtij viti.
Kështu, Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK) njoftoi më 22 mars se ishin regjistruar dhjetë zjarre në ambiente të jashtme dhe dy ditë më vonë, më 25 mars, QMK-ja doli me informacion se në tre ditë kishin ndërhyrë në gjithsej 53 zjarre.
Ekipet e zjarrfikësve nga disa qytete të prekura nga zjarret kanë shuar kryesisht bimësinë e djegur të ulët, pleh organik dhe dru, ndërsa qytetarët kanë raportuar për flakët në numrin e vetëm të emergjencës 112.
E përderisa shumica e këtyre zjarreve nuk përbënin sfidë të veçantë për autoritetet për t’u përballur me zjarrin, më 10 prill të këtij viti, zjarri i parë më i rëndë ka shpërthyer mbi fshatin Sellcë të Tetovës, i cili është dashur të intervenohet nga ajri. Zjarri ka zgjatur gjashtë ditë, ndërsa pas ndërhyrjes së njësisë së helikopterëve të MPB-së si dhe zjarrfikësve nga Tetova, zjarri është vënë nën kontroll më 16 prill. Drejtori i QMK-së Stojançe Angelov gjatë aktiviteteve për shuarjen e zjarrit tha se e gjithë kjo do të kishte shkuar shumë më shpejt nëse Drejtoria për Shpëtim dhe Mbrojtje do të kishte intervenuar me së paku një nga tre avionët e saj “ertraktors” për shuarjen e zjarrit.
Ndërkohë, çdo vit në periudhën e verës, zjarret në ambiente të jashtme shuhen nga toka dhe ajri, ndërsa në muajt në vijim drejtori i QMK-së, Stojançe Angellov , thotë se kapaciteti ajror për intervenim është përgjysmuar. “Nëse nuk kemi tre avionë këtë vit, kjo do të thotë se kapaciteti ynë i shuarjes së ajrit është ulur me 50 për qind, që është një nga hallkat kyçe në trajtimin e zjarreve në natyrë dhe zjarreve në pyje. Në situata të jashtëzakonshme mund të kërkojmë ndihmë ndërkombëtare, por sinqerisht shpresoj se nuk do të arrihet deri këtu”, tha Angellov.
Nga ana tjetër, nëse vitin e kaluar kah fillimi i qershorit problem në drejtori ishte servisimi i dy prej tre ertraktorëve, këtë vit sfidë është deficiti i pilotëve. Dy nga tre pilotët e punësuar tashmë i kanë plotësuar kushtet për pension, ndërsa drejtoria nuk ka bërë zëvendësimin e tyre.
Mirëpo, drejtori i Drejtorisë për Mbrojte dhe Shpëtim, Bekim Maksuti për REL, sqaron se për këtë problem i janë përgjigjur me kohë Qeverisë, por thekson se gabimi është bërë në konkursin e fundit për punësim.
“Duhet të kemi vazhdimësi në personelin që operon me avionët. Kjo vazhdimësi është ndërprerë dy-tre vite më parë, sidomos në periudhën e koronës, sepse ishte një grup që ishte në proces trajnimi, por nga ai grup vetëm një pilot e kreu stërvitjen. Në fakt është pranuar njeriu që me përfundimin e koronës i ka plotësuar të gjitha kushtet për pension, kështu që me të është bërë një gabim që në fillim sepse vitet kanë qenë vendimtare që ai të mos pranohet”, thotë Maksuti.
Ai thotë se ka marrë garanci nga Qeveria se pas datës 8 maj do të fillojë procesi për kthimin e dy pilotëve në pension që do të punësohen me kontratë pune, përderisa nuk publikohen njoftime për angazhimin e pilotëve të rinj. Ai shtoi se në Qeveri tashmë është dorëzuar një iniciativë për ndryshime ligjore që përmes rebalancit të buxhetit do të mundësojnë rritjen e pagave të pilotëve, me qëllim rritjen e numrit të të interesuarve.
Ndër të tjera, njoftimet për angazhimin e pilotëve në drejtori do të publikohen edhe pas zgjedhjeve, ndërsa nga aty thonë se do të bisedojnë me Odën e Pilotëve për të parë saktësisht se sa pilotë të kualifikuar do të mund të konkurrojnë në periudhën e ardhshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Dita e Dëshmorëve të Shqipërisë”, Kurti: Dëshmorët e UÇK-së përfaqësojnë grupin e fundit të madh të të rënëve për lirinë e vendit
Antikorrupsion: Janë konstatuar 45 raste lidhur me zgjedhjet në RMV
Ergys Arazi kishte një lidhje tjetër, i kërkonte bashkëshortes të dalë nga shtëpia
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak