LAJMI I FUNDIT:

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, u shpreh se rezultati i zgjedhjeve në Kosovë, kurdo që do të mbahen ato, do të jetë befasues.

“Unë jam e bindur se rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues për shumë kë, siç ka qenë befasues edhe rezultati i zgjedhjeve lokale”, tha ajo


Çitaku tha se opozita në përgjithësi, jo vetëm PDK, është kritikuar padrejtësisht.

Sipas saj kjo opozitë e ka shpëtuar Kosovën që të mos bëhet shtet totalitar.

“Kjo opozitë, e cila shpeshherë edhe padrejtësisht është kritikuar, me nismat e saj të dërguar në Gjykatën Kushtetuese ka arritur që ta shpëtojë Kosovën nga tendencat autoritare dhe totalitare të kryeministrit Kurti, duke dërguar lëndët për trajtim… Kjo është detyra e opozitës, nuk është të çirret, as të hedh vezë”, tha ajo, transmeton RTV21.

Çitaku vlerësoi se kryeministri Kurti ka shkelur çdo premtim dhe çdo zotim.

“Kryeministri Kurti vazhdon të flas si opozitar. Veprimet në Bruksel i ka komplet të njëanshme”, tha ajo.

Zyrtarja e PDK-së mohoi se i kanë lënë në duar Kurtit “pataten e nxehtë”, duke thënë se i lanë vetëm Kosovën pavarur, me 100 njohje.

Ajo shtoi se Kurtit ia kanë lënë dy letra të njëpasnjëshme të presidentit amerikan që flasin për një marrëveshje finale gjithëpërfshirëse me njohje në qendër.

“E vërteta është se sjellja e papërgjegjshme, aventureske e kryeministrit Kurti solli edhe zbehjen dhe reduktimin e ambicieve të aleatëve tanë. Pati një keqlexim të tmerrshëm të kontestit të ri gjeopolitik pas agresionit rus në Ukrainë”, tha Çitaku.

Në trend Lajme

Më shumë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori