ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviq, ka bërë një deklaratë skandaloze që ka shkaktuar reagime të shumta, gjatë një interviste të dhënë dje për median serbe Kurir.

Në një intervistë të gjatë, ministrja në qeverinë e Vuçiqit, tha se, po të kishte pasur lirinë e veprimit që kishte Sllobodan Millosheviq, do ta kishte "spastruar etnikisht Kosovën".


"Për të metat dhe budallallëkun tonë, nëse do të kisha qenë e lirë si Millosheviqi, do ta kisha pastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998", deklaroi ministrja serbe gjatë intervistëssë dhënë këtë fundjavë.

Gjatë luftës së viteve 1998–1999, forcat serbe kryen masakra, vrasje dhe dëbime masive të popullsisë civile shqiptar

Mbi një milion shqiptarë u dëbuan me forcë nga shtëpitë e tyre, ndërsa mijëra civilë u vranë ose u zhdukën.

Deklarata e saj është shpërndarë në rrjetet sociale dhe ka nxitur reagime të ashpra.