ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, foli për situatën brenda LDK-së.

I pyetur për “ndeshjen” në LDK Rama tha aty po zhvillohet një lojë e vështirë dhe aty ka shumë lojtarë.


“E, aty nuk dihet, ajo është lojë e vështirë, ka shumë lojtarë. Le të fitojë më i miri”, tha Rama për KosovaPress.

Këto komente, Rama i bëri gjatë një prononcimi për KosovaPress, ku foli edhe për Kampionatin Botëror në futboll.

“Franca ka qenë fenomenal. Kanë luajtur fantazi në çdo ndeshje, mendoj se Franca do të fitojë sot. Kampionatin Botëror shpresoj që Anglia, por shanset më të mëdha i ka Franca. Nëse Anglia e mund Francën, që do ta ketë shumë vështirë, nesër do ta shohim këtë, kështu që bashkëngjituni krejt, ejani në qendër të Prishtinës, por nesër Anglia – Argjentina, ejani e shikojmë bashkë”, tha Rama.