LAJMI I FUNDIT:

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia në krye me presidentin Aleksandar Vuçiq, do vetëm t’i tregojë muskujt teksa kryejnë stërvitje ushtarake përreth kufirit me Kosovën.

Në  RTV Dukagjini, Rashiq shprehet i bindur se nuk do të ketë ndonjë sulm të radhës sikurse sulmi terrorist në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.


“Çdo diplomat, çdo vizitë që ka bërë Vuçiqi në kohën e fundit pas Banjskës tregojnë të njëjtën, duhet të ballafaqohen me ata që e kanë bërë këtë veprim dhe ai për çdo herë ka heshtur. Këtu janë dy elemente, ose e mbron me plotfuqi ose ky personi ka diçka kaq kompromentuese…Besoj thellësisht që një gjë e tillë nuk do të ndodhë, kjo që po organizon Vuçiq është vetëm për tregim të muskujve, për planin publik atje në Serbi. Ato manipulimet që i prezanton sikur e ka një iniciativë po bën diçka për mbrojtjen e serbëve”, u shpreh ai.

Rashiq: Lista Serbe nuk ishte e gatshme për votim në veri, do të ishte humbje e Vuçiqit
Lexo po ashtu Rashiq: Lista Serbe nuk ishte e gatshme për votim në veri, do të ishte humbje e Vuçiqit

Sa i përket themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, ministri Rashiq potencon se nuk sheh ndonjë veçanti.

“Nuk e shoh ndonjë veçanti sa i përket atij mekanizmi, e shoh një Asociacion – mini asociacion të komunave… benefiti mund të jetë për një organizim të përbashkët…  Nuk mund të jetë si një organ, institucion i cili është sikur ishull në Kosovë dhe ata e jetojnë jetën e vet, vendosin vet, nuk do të jetë një gjë e tillë”, shtoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Mirjeta Hajzeraj
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori