LAJMI I FUNDIT:

Kina ndërton qendrën masive të karantinës, për të prekurit me COVID-19

Kina ndërton qendrën masive të karantinës, për të prekurit me COVID-19

Kina po ndërton një qendër masive karantine për të prekurit nga COVID-19 në periferi të qytetit Shijiazhuang, për të frenuar shpërthimet në rritje.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, objekti, i cili do të jetë gati brenda disa ditësh, do të jetë mjaft i madh për të vendosur mijëra njerëz, nëse ka ndonjë ringjallje të lokalizuar të virusit.


Kina e ka vendosur virusin kryesisht nën kontroll, por ende përjeton një shpërthim të vogël, të lokalizuar.

Madje skenat jashtë Shijiazhuang, Kina veriore, të kujtojnë përpjekjet e Pekinit në fillim të vitit të kaluar për të ndërtuar spitale të improvizuara në terren në Wuhan – qyteti qendror ku u shfaqën rastet e Covid-19.

Ndërtesat e karantinës në Shijiazhuang janë të pajisura me banjo, wifi dhe klimatizim dhe do të vendosin kontakte të ngushta me pacientët e konfirmuar me virus.

Sipas mediave lokale, objekti pritet të ketë dhoma të mjaftueshme për të mbajtur më shumë se 4,000 njerëz sapo të përfundojë. /Telegrafi/