LAJMI I FUNDIT:

Java e 26-të e shtatzënisë: Bebja hap sytë, dëgjon tingujt e mjedisit dhe nëna duhet t’i kushtojë vëmendje këtyre simptomave

Java e 26-të e shtatzënisë: Bebja hap sytë, dëgjon tingujt e mjedisit dhe nëna duhet t’i kushtojë vëmendje këtyre simptomave

Ka ardhur java e njëzetegjashtë e shtatzënisë dhe ja ndryshimet që mund të prisni kur bëhet fjalë për beben, por edhe për ju

Çfarë ndodh me beben?


Bebja fillon të hapë sytë! Qepallat ngrihen, formohet retina, qerpikët në miniaturë dhe vetullat vazhdojnë të rriten. Mushkëritë formohen – foshnja thith dhe nxjerr sasi të vogla të lëngut amniotik, i cili është i nevojshëm për zhvillimin e tyre. Nëse prisni të lindni një djalë, testikujt e tij fillojnë të zbresin në skrotum.

Bebja është ende i hajthme, por vazhdon të shtojë peshë. Ajo tani peshon midis 700 dhe 800 gramë dhe gjatësia e saj nga koka te thembrat është rreth 35 centimetra (madhësia e një pjepri).

Mos harroni – fëmija ju dëgjon! Flisni me të dhe këndoni! – transmeton Telegrafi.

26 Weeks Pregnant: Baby Development, Symptoms, and More

Çfarë po ndodh me mamin?

Ju mund të vëreni një lëng të verdhë që rrjedh nga gjinjtë tuaj. Ky është kolostrumi, i cili zakonisht shfaqet pas lindjes, para se qumështi të fillojë të dalë. Kolostrumi është ushqimi i parë i foshnjës dhe siguron proteina, minerale dhe yndyra.

Me siguri deri tani keni shtuar 8 deri në 10 kilogramë. Stomaku juaj është rritur mjaft, ndaj është shfaqur një problem i ri.

Dhimbjet e shpinës, veçanërisht në pjesën e poshtme të shpinës, shkaktohen nga rritja e mitrës, por edhe nga ndryshimet hormonale që dobësojnë kyçet dhe tendinat. Ecja e zgjatur, ulja ose qëndrimi në këmbë, si dhe përkulja dhe ngritja mund t’ju dëmtojnë shpinën për shkak të peshës shtesë që mbani. Një dush i ngrohtë ose një kompresë mund të jetë e dobishme.

Kujdesuni për një dietë të shëndetshme dhe pushoni shumë. Gjatë kësaj periudhe, presioni i gjakut mund të rritet pak, megjithëse është akoma më i ulët se ai që keni pasur para shtatzënisë. (Presioni i gjakut bie në fund të tremujorit të parë dhe është më i ulëti nga java e 22-të deri në javën e 24-të). Preeklampsia është një çrregullim serioz i karakterizuar nga presioni i lartë i gjakut dhe proteina në urinë – (më shpesh ndodh pas javës së 37-të, dhe ndonjëherë edhe më herët). Është shumë e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm për shenjat paralajmëruese të kësaj gjendjeje.

Telefononi mjekun tuaj nëse keni një fytyrë të fryrë ose fryrje rreth syve, më shumë se ënjtje të lehtë të duarve, ënjtje të tepërt ose të papritur të këmbëve ose kyçeve, shtim të papritur në peshë (më shumë se 1.8 kg në javë). Dhimbja e vazhdueshme ose e rastësishme e kokës, ndryshimet në shikim, dhimbje të forta ose ndjeshmëri në pjesën e sipërme të barkut dhe të vjella mund të jenë gjithashtu simptoma të preeklampsisë.

Java e 25-të e shtatzënisë: Bebja ka një ritëm gjumi dhe aktiviteti, por ju ndieni urth të shpeshtë për shkak të rritjes së mitrës
Lexo po ashtu Java e 25-të e shtatzënisë: Bebja ka një ritëm gjumi dhe aktiviteti, por ju ndieni urth të shpeshtë për shkak të rritjes së mitrës

Çfarë duhet të bëni?

Flini sa herë të keni mundësi. Gjatë kësaj periudhe mund të keni probleme me gjumin, ndaj mos e lini jastëkun dhe bëni një sy gjumë sa herë të keni mundësi.

Mësoni gjithçka rreth ushqyerjes me gji. Nëse jeni nënë për herë të parë dhe planifikoni të ushqeni fëmijën tuaj me gji, pyesni nënat e tjera se çfarë duhet t’i kushtoni vëmendje. Pyesni mjekun tuaj nëse ka një këshillimore për ushqyerjen me gji në qendrën tuaj shëndetësore. /Telegrafi/