LAJMI I FUNDIT:

Java e 25-të e shtatzënisë: Bebja ka një ritëm gjumi dhe aktiviteti, por ju ndieni urth të shpeshtë për shkak të rritjes së mitrës

Java e 25-të e shtatzënisë: Bebja ka një ritëm gjumi dhe aktiviteti, por ju ndieni urth të shpeshtë për shkak të rritjes së mitrës

Ka ardhur java e 25-të e shtatzënisë dhe bebja juaj tashmë peshon rreth 600-700 gramë

Ndryshimet nuk ndalen, dhe ja çfarë mund të prisni.


Çfarë po ndodh me beben?

Bebja ka filluar të fitojë peshë! Në këtë periudhë, në gishtat e saj krijohen vija (ajo merr gjurmën e saj unike), por edhe ngjyra dhe tekstura e flokëve të saj dallohen.

Bebja tani ka madhësinë e një panxhari – rreth 34 cm e gjatë nga koka te këmbët dhe peshon midis 600 dhe 700 gramë.

Sistemi nervor qendror i bebes po zhvillohet gjithashtu. Tani për tani po formohet tendenca për të përdorur dorën e djathtë ose të majtë. Bebja tani mund të mbajë këmbët e veta dhe ka zakonet e veta, si ritmet e gjumit dhe ritmet e aktivitetit, transmeton Telegrafi.

25 Weeks Pregnant: Baby Development, Symptoms, and More

Çfarë po ndodh me mamin?

Shijoni flokët tuaj të harlisur! Tani janë ndoshta më të dendur dhe më e ndritshëm se kurrë më parë. Falë ndryshimeve hormonale, cikli natyral i rënies së flokëve është ndalur dhe nuk do të fillojë më deri në lindje.

Mitra po rritet gjithnjë e më shumë dhe ushtron presion në zorrët, ndaj mund të keni urth të shpeshtë. Shmangni ushqimin e yndyrshëm dhe të skuqur dhe shtrirjen me shpinë pasi keni ngrënë dhe hani disa vakte më të vogla gjatë ditës.

Mitra e zmadhuar mund të shkaktojë edhe ngërçe në zonën e stomakut dhe në këmbë, por duke marrë kalcium dhe kalium ky problem mund të kapërcehet. Rritni marrjen e produkteve të qumështit ose merrni tableta kalciumi. Bananet, grejpfruti, portokallet, frutat e thata, kërpudhat dhe peshku janë të pasura me kalium. Duke vënë të gjithë peshën në këmbën që ju dhemb ose duke tërhequr gishtat e këmbëve drejt gjurit, do të ndaloni ngërçet.

Nëse mjeku ju lejon, vazhdoni të ushtroni, por kushtojini vëmendje sa vijon: mos ushtroni nëse ndiheni shumë të lodhura, ndaloni nëse ndjeni ndonjë dhimbje, marramendje ose gulçim. Mos u shtrini në shpinë dhe shmangni sportet ku mund të humbni ekuilibrin. Pini shumë ujë dhe gjeni kohë për t’u ngrohur dhe për t’u çlodhur.

Java e 24-të e shtatzënisë: Bebja tashmë praktikon frymëmarrjen, por nënat duhet të kontrollojnë sheqerin në gjak
Lexo po ashtu Java e 24-të e shtatzënisë: Bebja tashmë praktikon frymëmarrjen, por nënat duhet të kontrollojnë sheqerin në gjak

Çfarë duhet të bëni?

Kontrolloni nëse jeni anemike. Nëse një analizë gjaku tregon mungesë hekuri (lloji më i zakonshëm i anemisë), mjeku juaj ndoshta do t’ju rekomandojë që të merrni një suplement hekuri.

Filloni të përgatiteni për lindjen. Vijoni klasat e përgatitjes psikofizike. Atje, stafi profesional do t’ju mësojë se si të merrni frymë gjatë lindjes dhe do t’ju udhëzojë se si të përgatiteni për të shkuar në maternitet.

Surprizoni partnerin tuaj. Bëhuni romantike – shkruani gjithçka që ju pëlqen tek ai, përgatitni ëmbëlsirën e tij të preferuar ose thjesht ecni nëpër qytet të kapur për dore. Jepini atij surpriza të ëmbla të paktën një herë në javë. /Telegrafi/