Trajnerit të ri nuk i intereson zemërimi i Ronaldos: E lë në zhveshtore pas pjesës së parë dhe Al Nassr mori fitore të madhe me rikthim

Al Nassr e mposhti Al Ettifaq me rikthim me rezultatin 2-3 në ndeshjen e javës së tretë të kampionatit të Arabisë Saudite, pasi ishin në disavantazh 2-0 në fund të pjesës së parë.
Al Nassr kishte një lojtar më pak për shkak të kartonit të kuq të drejtpërdrejtë që iu dha Bentos në minutën e 12-të të ndeshjes, dhe skuadra vendase e shfrytëzoi këtë rast dhe shënoi dy gola deri në fund të pjesës së parë.
Ondrej Duda dhe Alvaro Merdan shënuan, duke i dhënë ekipit vendas një avantazh të madh që nuk mundën ta ruanin deri në fund.
Në pjesën e parë, trajneri mysafir Ange Postecoglou bëri një veprim që pakkush e priste dhe e la Cristiano Ronaldon në dhomën e zhveshjes, gjë që portugezit nuk i pëlqeu, dhe i dha mundësinë Abdullah Al Khaibarit të luante.
Ronaldo was visibly frustrated heading into halftime with Al-Nassr down 0–2.
He was subbed off at halftime. pic.twitter.com/aYRpiWdHI5
— FOX Soccer (@FOXSoccer) August 25, 2026
Vetëm tetë minuta më vonë, mysafirët shënuan një gol me anë të Sadio Mane, por goli u anulua për pozicion jashtë loje, kështu që ekipi vendas kishte ende një avantazh të madh.
Por jo për shumë kohë.
Në minutën e 74-të, Joao Felix asistoi për Mane, i cili i riktheu mysafirët në jetë, dhe tre minuta më vonë portugezi regjistroi një tjetër asistim, këtë herë për Abdulelah Al Amri, i cili barazoi rezultatin në 2-2.
73’: 0–2
90’: 3–2
Now THAT is a response 🔥💛 pic.twitter.com/k4bSewPg2B
— AlNassr FC (@AlNassrFC_EN) August 25, 2026
Dhe pastaj në minutën e 90-të, Sami Al Najei asistoi Manen i cili shënon dhe i sjell gëzim dhe fitore të madhe ekipit mysafir.
Kjo ishte fitorja e tretë për Al Nassr në po aq ndeshje dhe ata janë në pozicionin kryesues në tabelë, ndërsa kjo ishte humbja e parë për Al Ettifaq dhe ata janë në vendin e gjashtë me gjashtë pikë. /Telegrafi/












































