LAJMI I FUNDIT:

Ish- Miss Kosova shndrit në fustanin e dizajnerit Mr.Rex në Festivalin e Filmit në Venecia

Ish- Miss Kosova shndrit në fustanin e dizajnerit Mr.Rex në Festivalin e Filmit në Venecia

Venecia është e mahnitshme në të njëjtën kohë, kaq magjike dhe e çuditshme

Festivali i Venecias, i cili këtë vit feston edicionin e 75-të, këto ditë mirëpriti aktorë, producentë, skenaristë, regjisorë dhe personalitete të tjera nga kjo industri që prezantojnë projektet e tyre më të fundit, si dhe modele dhe influencues që shijojnë premierën e këtyre filmave teksa kalojnë nëpër tapetin e kuq.


Në këtë ngjarje të rëndësishme nuk kanë munguar personazhet më të njohur botëror duke nisur nga ish-zonja e parë e Amerikës, Hillary Clinton, partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, Olivia Wilde, Timothée Chalamet, Harry Styles, e shumë figura të shquara të Hollywood-it.

Të famshmit shfaqen jo vetëm për të promovuar filmat e tyre të rinj, por edhe për të ofruar momente të forta stili dhe për të punuar me stilistët kryesorë për të shfaqur krijimet më të mira nga pasarelat e reja të veshjeve dhe modës.

Megjithatë, vëmendja më e madhe ishte te parakalimi i yjeve, të cilët kishin rezervuar një stil të kuruar në detaje, transmeton Telegrafi.

Por jo vetëm kaq, edhe bukuroshja jonë, ish-Miss Kosova, Arta Kamberi, e nderuar në këtë event madhështor, shkëlqeu me paraqitjen e saj vezulluese, gjithnjë mbresëlënëse duke ndërthur gjithnjë stilin, trendët, komoditetin me një sens praktik.

Me një fustan të gjatë të kuruar deri në detaje, Arta solli pak energji në Festival, falë edhe vizionit artistik dhe vëmendjes në detaje të Mr.Rex, i cili shpreh më së miri personalitetin e saj. Me një karrierë si kuartor eventesh, ky dizajner është veçanërisht i përkushtuar për të krijuar veshje të bukura dhe të rehatshme. Për shumë vite tashmë i ka qëndruar besnik stilit të pagabueshëm të tij. Krijimet e dizajnuara nga duart e tij kanë kapërcyer kufijtë, ndërsa emrin e tij e ka të vendosur me shumë dinjitet përkrah të tjerëve.

Me një elegancë të padiskutueshme, Arta ka një stil që vlerësohet shumë në rrethet e njohësve të modës dhe më gjerë. E kudogjendur nëpër sfilata, evente, mbrëmje gala, ajo shpalos çdo herë tendencat më të fundit, dhe është burim frymëzimi për shumë ndjekës të modës, pavarësisht se ku jetojnë.

Arta është shembull i disiplinës dhe talentit, të ndërthura me një vajzë bukuroshe me buzëqeshje magnetike. Shija që i la kjo eksperiencë duket se është ajo e pritshmja, për veten, por edhe për vëmendjen e fansave që e përkrahin me besnikëri.

Në kohën kur ka marrë pjesë në “Miss Kosova” dhe evente tjera duhej mjaft kurajo për t’u bërë pjesë e spektaklit dhe rezultati i ekspozimit ishte një famë e menjëhershme. Por, tani, Arta ka bërë një transformim, një tërheqje dhe menaxhim të kujdesshëm të personazhit publik. Deri diku e painteresuar për pompozitete skenike, ajo tashmë është e fokusuar në arritjen e synimeve që e përmbushin në sferën profesionale. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
“Fytyra nuk ndërrohet” – Efi Dhedhes flet për natën e dehur që i ndryshoi jetën

“Fytyra nuk ndërrohet” – Efi Dhedhes flet për natën e dehur që i ndryshoi jetën

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina
Kalo në kategori